14 Tetor 2023, 11:42
Nga DOSJA
TIRANE - Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën, në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim, teksa pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare të riun Marvin Çunin.
Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Seria A do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.
Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00.
Trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion në këtë takim Mirlind Dakun, i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshjes me Çekinë dhe mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë, për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjol do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Tetor 2023, 11:00
ANGLI - Qendërmbrojtësi suedez, Victor Lindelöf, 29 vjeç, mund të jetë shumë afër largimit nga Manchester United. ...
Sport
14 Tetor 2023, 10:00
JAPONI - Sukses i qartë për Japoninë në një miqësore kundër Kanadasë. Në Nigata përfundon 4-1 ndeshja p&e...
Sport
14 Tetor 2023, 09:00
ANGLI - E pamposhtur që nga dështimi i saj në Kupën e Botës kundër “Bluve” në çerekfinale (1-2),...
Sport
14 Tetor 2023, 08:00
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo nuk rresht së befasuari dhe vazhdon të shkruajë histori. Sulmuesi i Al Nassr shënoi një dygol&e...
Sport
14 Tetor 2023, 00:43
HOLLANDE - Holandë-Francë ishte supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit...
Sport
13 Tetor 2023, 20:48
ANGLI - Didier Drogba, Salomon Kalou dhe Obi Mikel, ish-yjet e Chelseat, iu bashkuan tavolinës për të kujtuar kohët e vjetra dhe në r...
Sport
13 Tetor 2023, 17:28
TIRANE - Të enjten e 12 tetorit, kuqezinjtë e Shqipërisë, arritën një fitore të madhe në “Air Albania”, duke...
Sport
13 Tetor 2023, 16:56
ARGJENTINE - Argjentina mposhti Paraguajin, në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 për CONMEBOL, me një gol të...
Sport
13 Tetor 2023, 16:28
NORVEGJI - Ering Haaland u ribashkua me golin, duke shënuar një dopietë kundër Qipros (0-4). Sulmuesi norvegjez do të jetë k&...
Sport
13 Tetor 2023, 16:15
SPANJE - Mishel Gerzig ka qenë zëri i fundit i njohur, që ka folur për çështjen e luftës midis Palestinës dhe Izraelit...