23 Mars 2023, 17:12
Nga DOSJA
RUSI - Skuadra ruse e futbollit do të luajë një miqësore kundër Irakut në Shën Petersburg të dielën, ndeshjen e parë në shtëpi, që nga fillimi i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Skuadra e drejtuar nga Valeri Karpin, nuk kishte luajtur në territorin rus që kur mposhti Qipron në nëntor 2021, në fazën kualifikuese të Kupës së Botës në Katar, të cilën në fund nuk e luajtën, pasi u përjashtuan nga FIFA.
Të përballur, me izolimin ndërkombëtar dhe mungesën e rivalëve për të luajtur, rusët luajtën një ndeshje miqësore në Kirgistan (1-2) në shtator 2022 dhe në nëntor ata barazuan pa gola në Taxhikistan dhe Uzbekistan.
Rusët do të përballen sot në Teheran me Iranin, një vend që luajti në Botërorin e kaluar, në të cilin fituan një ndeshje dhe humbën dy të tjerat.
Për të gjitha këto arsye, Unioni i Futbollit Rus (UFR) po mendon të largohet nga UEFA dhe të luajë në Azi, një propozim që ka ndezur një debat të nxehtë kombëtar.
Federata Ruse (UFR) ka frikë se përjashtimi i skuadrës së saj do ta pengojë gjithashtu pjesëmarrjen, përveç Euro 2024 në Gjermani, në fazën kualifikuese për Botërorin 2026, që do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Karpin, i cili së fundmi rinovoi kontratën e tij si trajner deri në vitin 2024, mbështeti idenë që brazilianët e Zenit, Malcom dhe Claudinho, të cilët së fundmi morën pasaporta ruse, mund të luanin për skuadrën kombëtare ruse.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Mars 2023, 16:47
ITALI - Paulo Dybala nuk e ka fshehur kurrë lidhjen e tij me ‘Zonjën e Vjetër’! Largimi i tij zyrtar, një vit më par&e...
Sport
23 Mars 2023, 16:24
FRANCE - Në Angli, me fillimin e muajit të Ramazanit këtë të enjte, më 23 mars, do të përdoren ndërprerjet e ndeshj...
Sport
23 Mars 2023, 15:56
KOSOVE - Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë. Raporto...
Sport
23 Mars 2023, 15:39
HOLANDE - Lajm i keq për Holandën. Në prag të përballjes me ‘blutë’, të premten, në Stade de France (...
Sport
23 Mars 2023, 15:24
FRANCE - Nuk dihen ende protagonistët, por dihet se ku dhe kur do të zhvillohet trofeu i ardhshëm i “Kampionëve”. Edicion...
Sport
23 Mars 2023, 15:23
ITALI - Futbollisti legjendar italian Francesco Totti ka folur hapur për divorcin nga bashkëshortja e tij prej shumë vitesh Ilaria Bl...
Sport
23 Mars 2023, 15:14
GJERMANI - Përfundimi i telenovelës Bellingham aktualisht po kalon fazën e saj vendimtare dhe Real Madridi ësht&e...
Sport
23 Mars 2023, 14:35
ITALI - Dënimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC-së, puna e Bordit të Garancisë Coni, ç&e...
Sport
23 Mars 2023, 14:09
MALTE - Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për k&eu...
Sport
23 Mars 2023, 14:06
SPANJE - Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldos , ka qen[ e ftuar në programin 'El Hormiguero' të prezantuar nga P...