17 Tetor 2024, 15:13
Nga DOSJA

GJERMANI - I rikthyer në bordin mbikëqyrës të Bayernit që nga korriku i vitit 2023, Karl-Heinz Rummenigge foli edhe për të ardhmen e simbolit bavarez, Manuel Neuer, në një intervistë të gjatë ekskluzive për Kicker, duke shkaktuar gjithashtu habi me disa deklarata.
I pyetur nëse kontrata e Neuerit do të rinovohet, menaxheri i Bayernit u përgjigj: "Nuk e di. Por të gjithë në klub e dinë se çfarë rëndësie ka ai për Bayern Munich. Më duket pothuajse e habitshme se sa shpejt ai u kthye në lojën dhe ai po e bën mirë”.
Sipas informacioneve të Sport Bild, pesë herë portieri më i mirë në botë dëshiron të vazhdojë sërish kontratën me gjermanët dhe të luajë deri në vitin 2026. Por nuk ka asnjë nxitim nga ana e klubit. Bisedimet me Neuer nuk do të zhvillohen deri në pranverën e ardhshme. Nga këndvështrimi i Neuerit, qëllimi duket i qartë: portieri duhet të dëshirojë të vazhdojë karrierën e tij në sezonin 2025/26.
Dhe në rast se Neuer largohet kur kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, Bayern tashmë është i mbuluar. Sepse në verë Alexander Nübel (28) nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Bayernin, duke treguar se sa shumë beson klubi bavarez në cilësitë e tij të tanishme dhe të ardhshme.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Tetor 2024, 13:02
TURQI - Aventura e Victor Osimhen me fanelën e Galatasarayt në futbollin turk nisi me 2 gola dhe 4 asistime në vetëm 303 minutat...
Sport
17 Tetor 2024, 12:43
ARGJENTINE - Claudio Tapia, të paktën tani për tani, nuk është rizgjedhur president i AFA (Federata Argjentinase e Futbollit). Tensio...
Sport
17 Tetor 2024, 12:20
SPANJE - Trent Alexander-Arnold i ka thënë tashmë “Po” Real Madridit. Kjo është shkruar nga gazetari Ramón &A...
Sport
17 Tetor 2024, 10:30
ANGLI - Disa ditë pas ndërprerjes së kontratës me Sir Alex Ferguson, i cili merrte rreth 2 milionë euro në vit si amba...
Sport
17 Tetor 2024, 10:00
SHBA - Kur dolën zërat e parë për mundësinë e nënshkrimit të Lionel Messit për Inter Miami, skuadra e drejtuar ng...
Sport
17 Tetor 2024, 09:30
ANGLI - Shtypi anglez zbuloi, këtë të mërkurë, se portugezi Hilário, trajneri i portierëve të Chelseat, do t'i bashk...
Sport
17 Tetor 2024, 09:00
SUEDI - Kylian Mbappé po kalon kohë të komplikuara këto ditë, pasi së fundmi u lidh me një sulm seksual të dyshuar n...
Sport
17 Tetor 2024, 08:30
SPANJE - La Roja po kalon momentin më të mië, por marrëdhënia mes trajnerit De la Fuente dhe Federatës mund të jet&eum...
Sport
17 Tetor 2024, 08:00
SPANJE - Georgi Mamardashvili është plotësisht i fokusuar te Valencia, sidomos tani. Pas kthimit nga grumbullimi me Gjeorgjinë, porti...
Sport
17 Tetor 2024, 07:30
BRAZIL - Kili dhe Peruja mposhten, Brazili u hakmor. Në fitoren e fundit me poker ndaj Perusë në Brasilia, trajneri Do...