"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Tifozët e ekipit spanjoll ishin të entuziazmuar me mbërritjen e yllit brazilian, duke besuar se ai do ta rikthente ekipin e tyre në hartën e futbollit spanjoll, ndërsa ata madje ëndërronin për një dalje edhe në garat evropiane.
SPANJE - Ishte shtatori i vitit 2018, kur Ronaldo Nazario De Lima bleu shumicën e aksioneve të Real Valladolid. Në atë kohë, tifozët e ekipit spanjoll ishin të entuziazmuar me mbërritjen e yllit brazilian, duke besuar se ai do ta rikthente ekipin e tyre në hartën e futbollit spanjoll, ndërsa ata madje ëndërronin për një dalje edhe në garat evropiane. Vetë Ronaldo premtoi se Valladolid do të luftonte çdo vit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
???????? @ronaldo ya presume de la blanquivioleta #RealValladolid pic.twitter.com/CVT5ePqQD4
— Real Valladolid C.F. (@realvalladolid) September 3, 2018
Rreth shtatë vjet më vonë, gjërat nuk kanë shkuar siç priteshin. Valladolid ndodhet në vendin e fundit në La Liga, pasi ka rënë nga kategoria pesë ndeshje para përfundimit të sezonit. Kjo ngjarje është një rekord për divizionin, pasi asnjë ekip deri më sot nuk ka rënë matematikisht nga kategoria pesë ndeshje para përfundimit.
Për Ronaldon, do të kishte qenë një mundësi e shkëlqyer për t’u rikthyer në botën e futbollit, por ky fenomen nuk u prit mirë nga drejtuesit e ekipit, duke numëruar dy rënie të tjera nga kategoria në shtatë vitet që ai ka qenë në karrigen e presidentit.
View this post on Instagram
Tifozët e ekipit kanë shumë ankesa për mënyrën se si ai i kryen detyrat e tij, dhe në ndeshjen e së shtunës kundër Barcelonës, ata arritën limitet e tyre. Përpara ndeshjes, u shtypën kartëmonedha me fytyrën e brazilianit, ndërsa u varën banderola që shkruanin: "Ronaldo shko në shtëpi".
La protesta de la afición del Valladolid lanzando billetes con la cara de Ronaldo ???? pic.twitter.com/2ZM6B1hp9M
— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) May 3, 2025
Në fakt, gjatë ndeshjes, tifozët në tribuna nxorën kartëmonedhat dhe i valëvitën ato, duke u krahasuar me zakonin që ekziston në stadiumet spanjolle, që kur një ekip nuk luan mirë, njerëzit nxjerrin shami të bardha për ta “nxjerë jashtë” trajnerin.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Pisa do të luajë sërish në Serie A sezonin e ardhshëm, për herë të parë pas 34 vjetësh. Ekipi i drejtu...
GJERMANI - Sulmuesi Harry Kane ka arritur të fitojë trofeun e tij të parë të karrierës profesionale në moshën 31-vje&cce...
ITALI - Bologna dhe Juventusi janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”. Bardhezinjt&eu...
TIRANE - Përballja mes Vllaznisë dhe Dinamos nuk ka qenë vetëm në fushën e lojës ditën e sotme. Pas përfundimit t&e...
GREQI - Enea Jorgjit iu besua sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Superligën greke. Gjyqtari shqiptar n...
TIRANE - Në “Arenën Kombëtare” u luajt gjysmëfinalja e parë për “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamo...
ELBASAN - Tirana ka siguruar qëndrimin në Superiore pasi ka mundur në “play-out” Pogradecin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshje...
SPANJE - Sezoni i jashtëzakonshëm i Raphinhas ka nxitur drejtuesit e Barcelonës të fillojnë të bëjnë lëvizje. Sipas...
ITALI - Atalanta ka mposhtur Monzën me rezultatin 0-4. Skuadra e Gasperinit nuk diskutoi për asnjë moment fitoren, duke shënuar nga dy gola ...
FRANCE - Pas humbjes kundër Strasburgut, trajneri i Paris Saint-Germain, spanjoli Luis Enrique, komentoi: “Mendoj se ishte një ndeshje shu...