Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ronaldinho, fituesi i Kupës së Botës në 2002 me Brazilin, është i impresionuar nga Kylian Mbappé, grupi francez i talenteve dhe gjithashtu nga Didier Deschamps.
KATAR - Në Katar prej 10 ditësh, Ronaldinho nuk i ka parë të gjitha ndeshjet e Botërorit. Por padyshim që ka një mendim për finalen Francë-Argjentinë dhe ‘Blutë’. Ai përfitoi nga aplikacioni Footsider, një rrjet social që lidh talentet e rinj dhe klubet, për të na dhënë një intervistë të shkurtër.
Francë-Argjentinë, dy më të mirët a janë në finale?
Të dyja skuadrat e meritojnë. Mendoj se edhe Brazili kishte një ekip shumë të mirë. Por gjërat nuk dolën ashtu siç menduam. Brazili është ende nën presion. Kur flasim për futbollin, mendojmë Brazilin. Por ishte një grup shumë i mirë me shumë talent. Shpresoj që ky brez të fitojë diçka.
Pse Franca ia del kaq mirë në Kupën e Botës?
Franca ka një brez shumë të forte, me një trajner që është mësuar të fitojë. Unë e dua Didier Deschamps, ai është shumë i mirë. Ai është një zot, ishte një lojtar shumë i mirë dhe që e njeh shumë mirë futbollin. Përveç kësaj, ai është një person i mrekullueshëm sa herë që takohemi. Më pëlqen mënyra se si ai luan me Francën. Jam i lumtur që shoh Francën në finale.
E prisnit ta shihnit Messin në këtë nivel, në moshën 35-vjeçare?
Për Messin ky nivel është normal, apo jo (qesh)? Ai ka qenë më i miri në botë për shumë vite tashmë. Është Botërori i tij i fundit, por isha i sigurt se do të kthehej dhe do të bënte gjithçka që duhej për ta fituar. Për mua, ai mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare, sepse ka shumë më tepër cilësi se të tjerët.
Dhe si e gjykoni Botërorin e Mbappes?
Më pëlqen ta shoh atë duke luajtur. Jam shumë i lumtur për të. Ai bën gjithçka shumë mirë dhe është ende shumë i ri. I ka të gjitha cilësitë, shpejtësinë, driblimin dhe përballë portës ka qetësinë. Këta janë lloji i lojtarëve që ne brazilianët duam t'i shohim të luajnë. Duket gjithashtu një personalitet i fortë.
Një nga të dy do të fitojë ‘Topin e Artë’ të radhës?
Kushdo që fiton Kupën e Botës dhe shënon një gol në finale do të ketë shansin më të mirë, kjo është e qartë. Por për mua, është një gjë të jesh lojtari më i mirë në një Kupë Bote, shtatë ndeshje dhe një tjetër të jesh lojtari më i mirë i vitit. Ndonjëherë nuk është e drejtë.
Mendoni se do të jetë një finale e mirë?
Shpresoj të jetë një finale e madhe, jo shumë e mbyllur. Varet nëse do të fillojë mirë dhe nëse një ekip shënon shpejt. Në të dyja anët ka lojtarë që mund të ndryshojnë lojën në çdo kohë.
B.T (Dosja.al)
kolina KATAR - Prej orës 16:00 ka startuar finalja e ashtuquajtur e vogël mes Kroacisë dhe Marokut në të cilën u shënuan...
KATAR - Si çdo kompeticion i madh, edhe Kupa e Botës e këtij viti ka nxjerrë shumë heronj dhe lojtarë që kan&eu...
KATAR - Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, garantoi këtë të shtunë, në një konferencë për shtyp të mbajtu...
GJERMANI - Ish-fituesi i Kupës së Botës, Juergen Klinsmann, ka thënë se gara në Katar ka treguar se lojtarët që janë...
ANGLI - “Humbjet” më të mëdha që pati gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Botërorit të...
KATAR - Me një “letër” djali i yllit të madh të skuadrës ka tentuar të inkurajojë babain e tij, Lione...
ANGLI - Futbollisti legjendar ukrainas ka qenë një përçues mesazhesh paqeje gjatë kësaj periudhe të vështirë p&...
KATAR - Nëse ka pasur dyshime për praninë e Karim Benzema me skuadrën e Francës, që do të luajë në Kupën e Bot...
KATAR - Szymon Marciniak i Polonisë do të vendosë drejtësi në finalen e së dielës mes Argjentinës dhe Francës n&eum...
ANGLI - Udhëtimi i “Tre Luanëve” në Katar përfundoi në mënyrë zemërthyese, pasi humbja e vonshme e penalltis...