25 Mars 2026, 19:00
Nga DOSJA

SPANJE - Lamine Yamal i ka bërë për vete të gjithë tifozët e futbollit, jo vetëm mbështetësit e Barcelonës, por edhe lojtarët aktualë dhe ish-lojtarë profesionistë.
I fundit që iu bashkua lëvdatave për sulmuesin e krahut të Barçës ishte ish-lojtari holandez i Barcelonës, Ronald de Boer.
“Kush është lojtari më vendimtar në botë? Për mua, është Lamine Yamal, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e tij. Ai është i pabesueshëm”, tha holandezi në turneun Legends Trophy të mbajtur në Milano.
“Më pëlqejnë gjithashtu Raphinha, Mbappé, Vinicius… Ka lojtarë shumë të mirë, madje edhe te Bayern Munich kam parë lojtarë të shkëlqyer. Por nëse duhet të zgjedh një, do të zgjidhja Lamine Yamal”, shtoi ish-lojtari i Barcelonës.
Ndërkohë ai e sheh Barcelonën si favorite në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madrid: “Do të jetë shumë e vështirë. Është gjithmonë shumë e vështirë të luash kundër tyre.
Barça do të duhet të luajë lojën e vet në ato dy ndeshje. Mendoj se Barcelona, nëse të gjithë janë në formë të mirë dhe të përqendruar, mund t’i fitojë të dyja ndeshjet. Me zemrën time te Barça, unë mbështes Barçën .”
B.T (Dosja.al)
Sport
25 Mars 2026, 18:46
VLORE - Klubi Flamurtari vendosi për pezullimin e përkohshëm të futbollistit, një vendim që e publikoi në rrjetet sociale. ...
Sport
25 Mars 2026, 18:35
POLONI - Trajneri i kombëtares së Polonisë, Jan Urban, foli sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp, pak ditë...
Sport
25 Mars 2026, 18:27
POLONI - Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u ndal te mungesat, duke thënë se nuk është koha që stafi të...
Sport
25 Mars 2026, 18:18
POLONI - Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se ekipi është gati për ...
Sport
25 Mars 2026, 18:00
BRAZIL - Carlo Ancelotti, trajneri i kombëtares braziliane, e lavdëroi shumë Kylian Mbappen këtë të mërkur&e...
Sport
25 Mars 2026, 17:30
John Benjamin Toshack mori Distinktivin e Artë dhe të Diamantit të Real Sociedad, i shoqëruar nga trajnerët Xabi Alonso dhe Sergio Fr...
Sport
25 Mars 2026, 17:00
TURQI - Policia turke arrestoi 14 persona të mërkurën, përfshirë Burak Elmas dhe Fikret Orman, ish-presidentë të klube...
Sport
25 Mars 2026, 16:30
Noa Lang gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar të Holandës
HOLANDE - Noa Lang është rikthyer duke buzë...
Sport
25 Mars 2026, 16:22
SPANJE - Alexander Hleb, një ish-lojtar bjellorus i Barcelonës, i cili pati një periudhë të paharrueshme në klub, u p&...
Sport
25 Mars 2026, 16:00
Trajneri Flick dhe drejtori Deco
SPANJE - Barcelona është në mes të garës dhe e përqendruar në të tashmen...