Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
'Rikuperimi' i kampionit? Njihuni me menunë e Jack Grealish pas çdo ndeshjeje...
Lojtari i Manchester City tregon shijet e tij të udhqimit: ai shpenzon më shumë se 60 euro në të njëjtën kohë
28 Mars 2023, 16:06Nga DOSJA
ANGLI - Një titullar në skuadrën e Pep Guardiolës te Manchester City, si Jack Grealish, së fundmi ka zbuluar në një video, të shpërndarë në TikTok të klubit anglez, se çfarë ha zakonisht pas ndeshjeve. Dhe zgjedhja është mjaft e papritur... dhe e shtrenjtë (të paktën për portofolin e një njeriu mesatar).
"Unë e dua kinezin, o burrë! Unë gjithmonë ha udhqim kinez pas ndeshjeve. Shkoj në Wing's në Mançester. Zakonisht blej dhe e marr në shtëpi. Porosit një chow mein, oriz të skuqur me vezë, speca të skuqur me kripë, karkaleca me kripë, piper dhe salcë kerri. I përziej gjithçka dhe mua më pëlqen!”,- tregon anglezi.
Sipas përllogaritjeve (nga portali Sport Bible), Grealish shpenzon rreth 64 euro pas çdo ndeshje. Një shumë e lartë për një vakt për një njeri të zakonshëm, por për anglezin krijues është diçka e vogël. Në fund të fundit, lojtari fiton rreth 368 mijë euro... në javë!