LIVE UPDATES
Sport

Rikthimi te kuqezinjtë, Seferi: “Në Islandë për tre pikë, do të jap gjithçka të bind Rejën”

"Jam i fokusuar te Kombëtarja dhe jam shumë i lumtur që trajneri më ka ftuar dhe jam duke u përgatitur për ndeshjet e radhës. Ne jemi profesionistë dhe nuk guxojmë që të na bjerë ritmi"

28 Maj 2022, 14:59 Nga DOSJA
Rikthimi te kuqezinjtë, Seferi: “Në Islandë për tre

DURRES - Taulant Seferi zhvilloi një sezon fantastik në Superiore, fitoi titullin kampion me Tiranën dhe shënoi 19 gola. Sulmuesi nga Kumanova ka marrë një ftesë nga Edi Reja për tre ndeshjet e qershorit, duke u rikthyer në kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur 8 herë. 25-vjeçari foli në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Objektivat e skuadrës në këto sfida? - “Në ndeshjet e marsit, Kombëtarja ka bërë shumë ndeshje të mira dhe siç e dini ju, në Ligën e Kombeve jemi ngjitur në një ligë më lart, nga C në B dhe objektivi ynë në këtë fazë është të dalim në vendin e parë dhe unë kam parë një grup shumë të mirë dhe jam besimplotë se do të bëjmë një hap të mirë”.

Titulli kampion me Tiranën dhe sfidat e Ligës së Kombeve? - “Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampion, festa mbaroi atë ditë pas ndeshjes. Jam i fokusuar te Kombëtarja dhe jam shumë i lumtur që trajneri më ka ftuar dhe jam duke u përgatitur për ndeshjet e radhës. Ne jemi profesionistë dhe nuk guxojmë që të na bjerë ritmi. Duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe të përgatitur, kështu që do të përgatisim dhe do të jemi të freskët dhe 100% për ndeshjet e radhës”.

Konkurrenca në skuadrës? - “E di që konkurrenca është e fortë, por në fund të fundit kam ardhur këtu për të bërë maksimumin dhe është trajneri që vendos se cili do të luajë. Unë kam dëshirë të luaj dhe do të bëj maksimumin që të fitoj besimin e tij dhe të marr minuta”.

Islanda? - “Është një kundërshtar që duhet vlerësuar, por ne do ikim aty për 3 pikët dhe për të marrë maksimumin. Duhet të jemi të përgatitur dhe të shkojmë për fitore”.

Planet për të ardhmen? - “Është shumë herët. Në këto 15 ditë jam i fokusuar vetëm te Kombëtarja dhe nuk e kam mendjen te merkato. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

A është ky momenti më i mirë në karrierë? - “Po, kam bërë një sezon shumë të mirë dhe ndihem shumë mirë. Kam bërë paraqitje të mira dhe kam bërë shumë gola dhe jam shpallur kampion. Edhe se jam në Kombëtare jam shumë i lumtur dhe besoj se kam për të dhënë edhe më shumë sepse për mua është vetëm fillimi. Më herët siç e dini kam pasur edhe dëmtime, dhe nuk kam qenë i qëndrueshëm, por tani e kam marrë veten dhe do të bëjmë edhe gjëra të mira”.

A do të luaj në këto ndeshje? - “Të gjithë këtu janë profesionistë. Vendimi i takon trajnerit dhe në stërvitje do të jap 100%. Do të mundohem siç thashë të fitoj besimin e trajnerit dhe pastaj është ai që vendos. Nëse ai më jep minuta do të jem shumë i lumtur dhe do të bëj maksimumin”.

Me kë kombinohem më mirë në sulm? - “Ata që ka marrë trajneri dihet se janë më të mirët. Kështu që nuk e kam problem, me cilindo lojtar që do të jem në fushë do të ndihem mirë, pasi janë të gjithë profesionistë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet