Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti i Madridit dhe ai i UEFA-s shtërngojnë duart për herë të parë pas konfliktit për Superligën. Kreu i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, nuk mori pjesë në darkën e organizuar nga UEFA, pavarësisht se ishte i ftuar
FRANCE - Florentino Pérez dhe Aleksander Ceferin janë parë mbrëmë në Paris për herë të parë që nga shpallja e krijimit të Superligës më 18 prill 2021. Projekti i dështuar i drejtuar nga presidenti i Real Madridit ka shkaktuar një mosmarrëveshje me UEFA-n në pritje të zgjidhjes së saj në gjykatë dhe gjithashtu zemërimin e presidentit të saj, i cili ka kritikuar ashpër kreun madrilen gjatë vitit të kaluar.
'Pajtimi' u bë në Muzeun e Luvrit gjatë darkës së organizuar nga UEFA para finales së Champions League, që Real Madrid dhe Liverpool do të luajnë sonte në ‘Stade de France’. Darka, e cila filloi në orën 19:30, e pengoi shefin ‘los blancos’ të shoqëronte ekipin e Carlo Ancelottit në stërvitjen e zhvilluar në ‘Stade de France’ në të njëjtën kohë.
Florentino Perez mbërriti në vendin e ngjarjes së bashku me José Ángel Sánchez, menaxherin e përgjithshëm të Madridit. Takimi mes presidentit madrilen dhe Aleksander Ceferin u zhvillua larg kamerave dhe të dy ndanë një tryezë, sipas raportimeve të mediave të ndryshme. Në darkë nuk kishte prezencë shtypi.
Aktiviteti u ndoq nga Luis Rubiales dhe Ángel María Villar, respektivisht president dhe ish-president i RFEF, Karl-Heinz Rummenigge, përfaqësues i ECA dhe Theodore Theodoridis, sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. Në event nuk munguan as Figo, Rush apo Mijatovic.
Ai që nuk mori pjesë në këtë darkë të UEFA-s, pavarësisht ftesës, ishte Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG-së dhe i ECA-s. Mungesa e sheikut të Katarit u interpretua sin jë arsye për të mos u takuar me Florentino Pérez pas përfundimit të ‘telenovelës Mbappé’, që u mbyll javën e kaluar në favor të klubit parizien. Al-Khelaïfi, marrëdhëniet e të cilit me Florentinon janë përkeqësuar prej muajsh, është gjithashtu mbështetësi i madh i Ceferinit në luftën e tij kundër promotorëve të Superligës.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - UEFA njoftoi këtë të premte, se ka miratuar kushtëzimin e shorteve për kompeticionet e ardhshme europiane të futbollit, &...
SPANJE - Nuk është normale që ambienti i Dembélé të bëjë një deklaratë. Realisht, ai nuk mban mend di...
1- Rregulli ‘Merengues’: Ky do të jetë takimi i nëntë mes Liverpoolit dhe Real Madridit në Champions League....
FRANCE - Gjendja fizike e Neymar është sërish një çështje debati në Francë. Ish-lojtari dhe trajne...
GJERMANI - “Kur të më pyesin për të ardhmen time, do të përgjigjem pas Champions League. Nëse qëndroj apo jo, do t...
FRANCË-Kylian Mbappe është duke shfrytëzuar maksimalisht pushimet në rivierën franceze. Pas një sezoni të lodhshë...
TIRANË- Edmond Haxhia është drejtori i ri sportiv i Partizanit. Zv.presidenti i Laçit, Kleo Laska, djali i Pashk Laskës, ka zbuluar...
ITALI- Pas takimit ditët e fundit dhe ofertës zyrtare të Interit me 5 milionë neto në sezon plus bonuse, skuadra zikaltër ë...
DURRES - Kombëtarja ka nisur sot përgatitjet për tre ndeshjet e qershorit, dy sfidat e Nations League ndaj Islandës në transfertë ...
SPANJE - Liverpooli ka arritur në vijën e finishit me vuajtje, por pa u dorëzuar . “Reds” e nisën sezonin më 14...