17 Maj 2022, 15:00
Nga DOSJA
FRANCE - E ardhmja e Leo Messit nuk dihet. Verën e kaluar ai nënshkroi me PSG-në deri në qershor të vitit 2023, por zërat për destinacionin e tij të ardhshëm nuk ndalen.
Babai i lojtarit në fakt shprehu dëshirën e tij, fundjavën e kaluar, që “Pleshti” të rikthehet në “Camp Nou”, një dëshirë e duartrokitur dhe mbështetur nga Joan Laporta. Por kjo mundësi hipotetike është çdo ditë dhe më larg. Në Argjentinë të sigurojnë se karriera e tij do të vazhdojë në Miami.
Sipas “Direct TV”, ndërkombëtari i “celestëve” planifikon të marrë 35% të aksioneve të Inter Miami dhe më pas t'i bashkohet ekipit amerikan në 2023, pasi të përfundojë marrëdhënia e tij me PSG.
Pra, sezonin e ardhshëm ai do të vazhdojë të garojë në Europë, ku konkurrenca është më e lartë dhe do të mund të përgatitet më mirë për Botërorin në Katar, i cili do të mbahet në fund të këtij viti.
“Gjithmonë kam thënë se do të doja të jetoja përvojën e ligës së Shteteve të Bashkuara, por nuk është për momentin”,- tha ish-kapiteni një vit e gjysmë më parë. David Beckham, një nga pronarët e Inter Miami, ka kaluar vite duke testuar nënshkrimin e tij.
Në këtë vit të parë te PSG, Lionel Messi ka luajtur 33 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe ka dhënë 13 asistime.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Maj 2022, 14:26
TIRANË-Finalja e Conference League që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 25 maj ësht...
Sport
17 Maj 2022, 13:17
ANGLI- Finalja e FA Cup mes Chelsea-t dhe Liverpool vazhdon të flitet edhe pse kanë kaluar disa ditë nga triumfi i skuadrës së Jurgen...
Sport
17 Maj 2022, 12:51
Gabriel Aranda
ARGJENTINË- Futbolli shpalos pasionin në të gjithë botën dhe zbulon gjithashtu momente shumë të veç...
Sport
17 Maj 2022, 12:12
Jose Mourinho
ITALI- ‘Efekti Mourinho’ ka prekur të gjithë tifozët. Një 29-vjeçar maroken u arrestua dje pasdite n&e...
Sport
17 Maj 2022, 12:13
FRANCE - Është padyshim një nga ndeshjet më domethënëse në historinë e “Gjelave”. Gjysmëfinalja e Kup&e...
Sport
17 Maj 2022, 12:12
Granit Xhaka
ANGLI- Arsenal dështoi të fitonte ndaj Newcastle në javën e parafundit të Premier League. Humbja 2-0 ka ndërliku...
Sport
17 Maj 2022, 11:49
ITALI - Në Genoa, rivaliteti futbollistik, mes tifozëve të Sampdorias dhe Genoas ka qenë gjithmonë shumë...
Sport
17 Maj 2022, 11:33
ITALI - Reggio Emilia do të pushtohet nga tifozët milanistë për ndeshjen e javës së fundit të Seria A: Sassuolo-Milan.&n...
Sport
17 Maj 2022, 11:13
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “La Republica”,...
Sport
17 Maj 2022, 11:03
ANGLI - Shitja e Chelseat në rrezik? Ndërsa konsorciumi i drejtuar nga amerikani Todd Boehly (bashkëpronar i Los Angeles Dodgers) hyri n&eum...