LIVE UPDATES
Sport

Duka në një rrëfim për ‘La Repubblica’: “Krenarë për këtë arritje! Jemi përgatitur shumë mirë, gati për eventin”

"Ne jemi dy popuj shumë të afërt, më lidhin shumë gjëra me Italinë. Më 25 maj do të bëj tifo për Romën,"- ka deklaruar presidenti Duka

17 Maj 2022, 11:13 Nga DOSJA

Duka në një rrëfim për ‘La Repubblica’:

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “La Republica”, ku ka folur në lidhje me organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”.

Për kreun e qeverisë së futbollit shqiptar, kjo finale vjen në Shqipëri falë një punë disa vjeçare, ndërsa shprehet se i gjithë procesi i përgatitjeve po shkon mjaft mirë. Presidenti Duka flet edhe për stadiumin “Air Albania” dhe kapacitetin e tij si edhe sigurinë për këtë ndeshje të rëndësishme.

Më poshtë, intervista e plotë e presidentit Duka:

- President, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një finale e një kompeticioni të UEFA-s. Çfarë ndjesish keni?

- Është krenari e madhe për ne të sillnim në vendin tonë finalen e parë historike të UEFA Conference League. Kemi punuar kaq shumë në gjithë këto vite për ta bërë Tiranën, të paktën për një ditë, qendrën e futbollit europian. Jemi krenarë për këtë arritje, mungojnë edhe pak ditë nga finalja, por gjithçka po shkon shumë mirë në drejtim të përgatitjeve. Jemi gati!

- Nuk e di nëse keni lexuar polemikat në Itali dhe në Holandë në lidhje me organizimin e këtij eventi.

- Janë të gjitha polemika të panevojshme. Si thuhet në italisht? Dashakeqëse më saktë. Janë burim i paragjykimeve që ka ndaj shqiptarëve. Ne jemi të aftë të organizojmë një event kaq të rëndësishëm dhe do ta dëshmojmë këtë më së miri.

- Një stadium me 21 mijë vende për spektatorët, a nuk është i vogël për një finale europiane?

- Arena Kombëtare është një xhevahir, është impianti më i mirë në vendin tonë dhe i përmbush të gjitha kriteret e UEFA-s. Nëse nuk do të ishte kështu nuk do të na besonin pritjen e një finaleje. Ndoshta nuk pritej një kërkesë kaq e madhe për bileta nga ana e dy finalisteve.

- Pak ditë më parë klubi i Feynoord-it ka publikuar një komunikatë për shtyp me nota të ashpra për mënyrën e shitjes së biletave.

- Nuk e kuptoj se për çfarë ankohet klubi holandez. Me një kapacitet prej 21 mijë vendesh Roma dhe Feynoord kanë pasur në dispozicion nga 4000 bileta secila, thuajse 20% të kapacitetit total. Pjesa tjetër është shitur për publikun e përgjithshëm sipas rregulloreve të UEFA-s.

- A jeni i ndërgjegjshëm për faktin se në Tiranë do të mbërrijë një numër shumë i madh tifozësh të cilët nuk kanë bileta?

- Kjo ndodh gjithmonë në çdo event madhor futbollistik. A mendoni se në Paris për finalen e Champions nuk do të shkojnë tifozë të Real Madrid dhe Liverpool pa bileta? Apo në Sevilje për finalen e Europa League? Dua të them diçka, për ata që nuk do të mund të hyjnë në stadium do të jetë një okazion për të përjetuar atmosferën festive të një finaleje, në një vend që mbase shumë prej tyre nuk e kanë vizituar kurrë më parë.

- A mund të ketë probleme lidhur me sigurinë?

- Absolutisht jo. Jemi të gatshëm të presim të gjithë ata që duan të vijnë në Tiranë, falë një grupi pune organizativ të ngritur posaçërisht për këtë event. Në Tiranë do të ketë dy “fan zone” të dedikuara për tifozët e Romës dhe Feynoord-it. Për më tepër aeroporti i kryeqytetit dhe porti i Durrësit do të jenë dy pikat e para hyrëse me sisteme kontrolli e mbikëqyrjeje për të shmangur kontaktet mes dy tifozerive.

- Është një finale që duket se paraqet dhe një mundësi shumë të mirë për biznesin turistik.

- Ky nuk është një argument që hyn në kompetencat e mia. E di që ka pritshmëri të mëdha, por po flasim për një finale europiane. Megjithatë, mund t’ju them që nuk është vetëm Tirana, por edhe në Durrës, që është vetëm 30 minuta larg kryeqytetit, më thonë se do të mblidhen shumë tifozë të Romës.

- Meqë jemi te Roma dhe Feynoord, ju për kë do të bëni tifo?

- Nga fillimi i kompeticionit kam shpresuar që në finale të vinte Roma.

Duka në një rrëfim për ‘La Repubblica’:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen