"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Piloti australian 36-vjeçar njoftoi se “ditët e garave kanë marrë fund”, duke kaluar në një rol të ri si ambasador global i Ford Racing, markë që do të rikthehet në F1 në vitin 2026 falë bashkëpunimit teknik me Red Bull Racing.
ANGLI - Daniel Ricciardo ka vendosur të mbyllë përfundimisht kapitullin e tij si pilot në Formula 1. Piloti australian 36-vjeçar njoftoi se “ditët e garave kanë marrë fund”, duke kaluar në një rol të ri si ambasador global i Ford Racing, markë që do të rikthehet në F1 në vitin 2026 falë bashkëpunimit teknik me Red Bull Racing.
“Edhe pse nuk do të garoj më, dashuria ime për botën e motorëve nuk do të shuhet kurrë. Jam krenar që do të bashkëpunoj me Ford-in dhe do të fokusohem te marka Raptor, e cila është bërë pjesë e stilit të jetesës për shumë klientë”, – shkroi Ricciardo në mesazhin e tij lamtumirës. Ai shtoi se vendimi për t’u tërhequr u mor pas shumë reflektimesh, duke kërkuar mënyrën më autentike për të mbetur i lidhur me sportin që e bëri të lumtur dhe i dhuroi kujtime të paharrueshme.
Ricciardo ishte një prej figurave më karizmatike të Formulës 1, i njohur për buzëqeshjen dhe stilin e tij të guximshëm në pistë. Gjatë karrierës së tij ai mori pjesë në 258 gara, duke regjistruar 8 fitore, 32 podiume dhe 3 pole position. Ai garoi me skuadra si HRT, Toro Rosso, Red Bull, Renault, McLaren, AlphaTauri dhe Racing Bulls.
Fitorja e fundit e tij mbetet ajo e paharrueshme në Monza 2021, kur me McLaren triumfoi përpara shokut të skuadrës Lando Norris, duke shënuar një dyshe historike për ekipin britanik. Ishte triumfi i vetëm jashtë Red Bull-it, por që vulosi emrin e tij si një pilot i madh.
Me tërheqjen e tij, Formula 1 humb një nga personazhet më të dashur të dekadës së fundit, ndërsa Ricciardo nis një kapitull të ri si ambasador i një prej markave ikonike të botës së automobilizmit.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Ndeshja mes përfaqësueseve U21 të Francës dhe Luksemburgut, e planifikuar të luhej sot, në Lorient, për kualifikuese...
TURQI - Beşiktaşi dhe Trabzonspor kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit shqiptar, Ernest Muçi, duke u dhënë fund s...
ANGLI - Fansat e futbollit po fajësojnë “mallkimin e Aaron Ramsey” për vdekjen e stilistit legjendar Giorgio Armani, pasi disa dit&eu...
SHBA - Dy ikona të boksit po kthehen në ring për t’u përballur në një ndeshje që premton spektakël. Data dhe vendi...
GJIBRALTAR - Kombëtarja shqiptare zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit. L...
ZVICER - Eritrea është zyrtarisht e përjashtuar nga kualifikueset e Botërorit 2026. Dhe pse pati disa zëra, nëse do të ket&eu...
ITALI - Monza mirëpret Formula 1, me Luis Hamiltonin gati për të përjetuar Çmimin e Madh të parë të Italisë si pi...
ARGJENTINE - Superylli argjentinas Lionel Messi barazoi rekordin e rivalit të tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo me dy golat kundër Ve...
ZVICER - Zvicra dhe Kosova kanë shumë të përbashkëta. Sipas vlerësimeve, rreth 200,000 njerëz me rrënjë kosovare je...
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, planifikon të marrë pjesë në finalen e meshkujve të...