"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Përjashtohet një ribashkim i mundshëm edhe në të ardhmen: “Sot jemi vërtet si vëllezër. Nëse ai grindet me të dashurën, më thërret dhe shfryhet me mua”.

ITALI - Raffaella Fico, showgirl-ja 35-vjeçare nga Campania, ishte e ftuar në emisionin e "Verissimo". Pyetjet e Silvia Toffanin për marrëdhënien e saj me Mario Balotellin, me të cilin solli në jetë një vajzë (Pia) në vitin 2012, ishin të pashmangshme: “Me Mario Balotellin u përpoqëm disa herë të ribashkoheshim, më pas kuptuam se gjëja më e mirë ishte të ishim prindër të Pias”.
Kësisoji, Raffaella Fico është rikthyer për të folur mbi marrëdhënien që ka pasur me futbollistin 32-vjeçar, që aktualisht luan në Zvicër me Sion. Në vitin 2012, nga lidhja e tyre lindi vajza e tyre Pia, e cila në fillim ishte burim tensioni (të dy ishin ndarë tashmë dhe babai i saj e njohu atë vetëm 14 muaj pas lindjes, pas një testi të ADN-së), por pas një beteje ligjore gjetën gjuhën e përbashkët për hir të vajzës së vogël.
Dhe kjo nuk është e gjitha, sepse momentet e kaluara më vonë si “familje” e shtynë showgirl-in dhe qendërsulmuesin të provonin sërish, pa gjetur megjithatë një mënyrë për të rifilluar një lidhje të vërtetë.
"Mario ishte dashuria më e madhe e jetës sime,- pranon Raffaella Fico, - por unë nuk e shoh atë, as tani dhe as në të ardhmen, si partnerin tim të jetës. Ka shumë dallime mes nesh". Ndaj përjashtohet një ribashkim i mundshëm në të ardhmen: “Sot jemi vërtet si vëllezër. Nëse ai grindet me të dashurën, më thërret dhe shfryhet me mua”.

Pasi fitoi konkursin "Miss Gran Prix në 2007", Raffaella Fico mori pjesë në edicionin e tetë të "Big Brother" një vit më pas, duke u rikthyer në shtëpi pas shumë vitesh në edicionin VIP numër 6 të ‘show’ të njohur në vitin 2021.
Pikërisht në kulmin e popullaritetit të saj, showgirl-i u përfol shumë, pasi nxorri në shitje publikisht virgjërinë e saj. Një marifet publicitar të cilin nuk do ta bënte më, pas sugjerimeve të atyre që u kujdesën për imazhin e saj në atë kohë. "Në fund të fundit, - kujton ajo, - mund të them se ishte një gabim, por isha vajzë e vogël".
Nuk është vetëm Mario Balotelli në mesin e shokëve të famshëm të Raffaella Fico. Showgirl-i nga Campania pati gjithashtu një flirt të shkurtër me Cristiano Ronaldon në vitin 2011. Për rreth një vit më vonë, ajo ishte e lidhur me Gianluca Tozzi, djalin e kantautorit Umberto, i cili e ndihmoi të lançonte albumin jo aq të suksesshëm "Hush" (2014).
Lidhja me agjentin e futbollit, Alessandro Moggi, nga i cili u largua në vitin 2019, ishte më e gjatë. Marrëdhënia me Giulio Fratini, sipërmarrësi dhe CEO i Holdingut Belvedere Angelico, përfundoi pas disa muajsh. I dashuri i fundit në rend kronologjik është sipërmarrësi Piero Neri, me të cilin u nda në verën e vitit 2022.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - ‘Çështja Galtier’, e lindur nga zbulimi i një emaili në të cilin Julien Fournier, ish-drejtori i OGC Nice, aku...
SPANJE - Mbështetësit e FC Barcelona janë ‘tërbuar’ që nga kjo e dielë dhe përgjigja pozitive e Joan Laporta p&...
ITALI - Pritja për Napoli-Milanin, të martën (21:00), ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League dhe kren...
GJERMANI - Klubi sportiv Bayer Munich është ndër më modernët në botë, por ka një problem… ka shumë spiun&eum...
FRANCE - Messi iu bashkua klubit parizien pas një periudhe të shkëlqyer me Barcelonën. Argjentinasi fitoi gjithçka që duhej fi...
SPANJE - Alessandro Salem, CEO i ri i Mediaset, ka vendosur të përfshijë edhe tre emra të tjerë në listë (siç raportoh...
BRAZIL - Futbollisti brazilian Nene vazhdon karrierën e tij profesionale në vendlindjen e tij, pasi u huazua nga Vasco da Gama në Serie B Brasi...
SPANJE - Xavi është ankuar për fushën e lojës, për ndashjen me Getafen (0-0) ndonëse nuk ka dashur ta përdorë ...
SPANJE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe Granadas, Myrto Uzuni zbulon për emisionin “Zona Gol” në SuperSpo...
SHBA - Victoria Beckham po tregon rutinën e saj të stërvitjes, përfshirë fotobombat. Dizajnerja e modës, 48 vjeç, ndau...