"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Sektori i Arbitrimit zhvillon një trajnim për zyrtarët e Abissnet Superiores & Kategorisë së Parë

TIRANE - Sektori i Arbitrimit, në prag të fillimit të sezonit futbollistik 2025/26, ka zhvilluar një trajnim tre-ditor për zyrtarët e Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, i fokusuar në përdorimin e sistemit VAR.
Për herë të parë, ky trajnim po zhvillohet në qendrën e re të sistemit VAR pranë Shtëpisë së Futbollit, investimi më i fundit i FSHF-së në shërbim të arbitrimit dhe futbollit shqiptar.
Të gjithë arbitrat dhe asistentët e Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë u njohën me teknologjinë më të re EVS, e cila është implementuar në këtë qendër, ndërsa më pas vijuan sesionet praktike, të fokusuara në marrjen e vendimeve në situata të ndryshme të lojës.
Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, arbitri kryesor i Kategorisë së Parë, Gerard Çokaj, vlerësoi trajnimin tre-ditor në Shtëpinë e Futbollit dhe e cilësoi një investim shumë të rëndësishëm për futbollin shqiptar qendrën e re të sistemit VAR.
“Sot është dita e tretë e trajnimit që po zhvillojmë në qendrën e FSHF-së. Trajnimi ka shkuar shumë mirë në këto tre ditë, si nga ana teorike ashtu edhe praktike. Kemi pasur fatin që të punojmë me instruktorë shumë të kualifikuar nga ana e VAR. Qendra e re pranë FSHF i vjen shumë në ndihmë futbollit shqiptar.
Ana teknike është më e mirë, si për arbitrat që jemi në VAR, ashtu edhe për ata në fushë. Teknologjia e re e bashkangjit federatën me të gjitha federatat europiane, ku në çdo kampionat të madh po implementohet sistemi VAR pranë federatës. Është një investim shumë i mirë dhe i dobishëm që ka bërë FSHF”,- tha Gerard Çokaj.
Trajnimi ka si qëllim rritjen e standardeve të arbitrimit dhe aplikimin sa më efikas të teknologjisë VAR në kampionatet kombëtare.
B.T (Dosja.al)
Bernardo Silva, kapiteni i ri i Manchester Cityt ANGLI - Që nga largimi i Kevin De Bruyne, Bernardo Silva është kapiteni i ri i Manches...
ZVICER - Statistikat e fundit mbështesin epërsinë e Paris Saint-Germain. Klubi nga kryeqyteti do të sfidojë Tottenhamin këtë...
ANGLI - Vetëm pak orë para fillimit të Superkupës së Evropës kundër PSG-së, Tottenham ka emëruar kapitenin e tyre...
ANGLI - Për Marcus Rashford, Manchester United është në një situatë të vështirë dhe ka qenë e tillë pre...
ITAli - AC Milan ka bërë një tjetër nënshkrim të rëndësishëm, duke siguruar mbrojtësin e krahut t&...
ANGLI - E ardhmja e Taremit në Angli… Edhe pse duhet pranuar se nuk është pjesë e planeve të Interit, sulmuesi iranian tani du...
SPANJE - Koha po mbaron për Newcastle United, të cilët e gjejnë veten duke intensifikuar ndjekjen e tyre për një lojtar sul...
TIRANE - Dy skuadrat, Egnatia, kampionia e Shqipërisë, dhe Dinamo, fituesja e Kupës së Shqipërisë, do të luajnë të...
ARGJENTINE - Drejtësia argjentinase ka hedhur poshtë përpjekjen e një imituesi të njohur të Lionel Messit për të kandi...
FRANCE - Ka disa mungesa për të cilat flitet më shumë se për të tjerat. Sidomos kur emri i tij është Gianluigi Donnaru...