LIVE UPDATES
Sport

Promovimi i Euro U-17 në "Shqipëri 2025", nis nga Durrësi…

Presidenti Duka: “Historike për ne, ta kthejmë këtë Europian në një festë”

15 Prill 2025, 16:41 Nga DOSJA

Promovimi i Euro U-17 në "Shqipëri 2025", nis nga

DURRES - Në kuadër të fushatës promovuese për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, Federata e Futbollit organizoi pasditen e sotme në Durrës një event festiv, që mblodhi fëmijë dhe banorë të këtij qyteti.

Aktiviteti që u mbajt në sheshin përpara Pallatit të Kulturës kishte në qendër promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë si edhe përfshirjen e komunitetit të Durrësit në këtë ngjarje të madhe sportive që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadori i turneut Klaus Gjasula si edhe anëtarë të KE-së së FSHF-së dhe përfaqësues të SHRF Durrës.

Presidenti Duka foli për këtë event madhor që do të zhvillohet në vendin tonë, duke e konsideruar si një moment historik për Shqipërinë. Kreu i FSHF-së ftoi të gjithë qytetarët e Durrësit të mbështesin ekipin tonë kombëtar në këtë kampionat si edhe të mirëpresin 7 ekipet e tjera finaliste. Presidenti Duka u shpreh besimplotë që të gjithë shqiptarët do ta kthejnë këtë event në një festë sportive.

“Vetëm një muaj më vonë 7 ekipet më të mira të Europës do t’i bashkohen skuadrës tonë kombëtare për të zhvilluar këtë kompeticion të rëndësishëm Europian që ndodh për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Jemi krenarë që kemi mundësinë të presim një event të tillë. Jam shumë i bindur që me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e shumë faktorëve në vend ne do të bëjmë një kampionat model. Ne do ta kthejmë atë në një festë jo vetëm sportive, por më shumë se sportive.

Duke qenë nga Durrësi, jam shumë i lumtur që e hapim sot promovimin e Europianit në qytetin tim dhe jam i bindur që Durrësi do të dijë ta bëjë si tre qytetet e tjera mikpritjen e ekipeve, mbështetjen e tyre me praninë e të gjithë juve dhe më shumë se ju në shkallët e stadiumit për ta bërë vërtetë një festë.

Tashmë çdo gjë është gati, katër stadiumet ku do luhen ndeshjet janë gati, 10 fusha të rikonstruktuara me kontributin e qeverisë shqiptare dhe FSHF-së janë gati. Të gjithë bashkë ta mbështesim këtë Europian dhe ta përjetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju ftoj të gjithëve ta ndiqni këtë Europian në stadium”.

Durrësi është një nga qytetet pritëse të Kampionatit Europian U-17, teksa në stadiumin “Niko Dovana” do të luhen disa nga ndeshjet finale të këtij edicioni. Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, në fjalën e tij vlerësoi kontributin e presidentit Duka në organizimin e Kampionatit Europian U-17 në vendin tonë dhe shtoi se qytetit të Durrësit do t’i sjellë gjallëri, turizëm dhe jetë.

“I nderuar president i FSHF-së, Armand Duka, është një nder e krenari dhe besoj që është gjithë kontributi dhe puna juaj e palodhshme që në Shqipëri vjen një Kampionat Europian për të rinjtë.

Besoj se përgatitja, sidomos për qytetin e Durrësit, është në nivelin më të lartë. Mbështetja jonë vjen pas mbështetjes tuaj në organizimin tuaj kaq ambicioz. Qytetit të Durrësit do t’i sjellë gjallëri, turizëm, jetë dhe besoj se të gjithë së bashku do të shijojmë mrekullinë dhe sportin më të bukur që është futbolli”, – tha Zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.

Ambasadori i turneut, Klaus Gjasula përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i ftoi të mbështesin ekipin tonë kombëtar në këtë kompeticion europian.

“Është një grup i vështirë, janë ekipe të forta. Ne do të shijojmë momentin, do të kemi mundësinë të tregojmë se kush jemi ne. Do t’i tregojmë botës dhe mbështetjen e tifozëve, do t’i përkrahim çunat dhe do të kemi vetëbesim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare