LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka në kompleksin e ri të Laçit: “Investim i rëndësishëm për të gjithë rajonin”

Objektivi i përbashkët FSHF-së me presidentin e klubit të Laçit, Pashk Laska, është që në muajin qershor të fillojnë të stërviten fëmijët në këtë kompleks.

28 Tetor 2025, 10:17 Nga DOSJA

Presidenti Duka në kompleksin e ri të Laçit: “Investim i

KURBIN - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë vizitës në Laç, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e kompleksit të ri stërvitor të klubit Laçi, një investim i përbashkët mes FSHF-së dhe klubit. Ai theksoi se puna po ecën sipas planit dhe synimi është që në muajin qershor fëmijët të nisin stërvitjet në këtë kompleks modern.

Presidenti Duka u shpreh se ky është një zhvillim i rëndësishëm për rajonin dhe se FSHF po punon për të ndërtuar struktura të ngjashme në qytete të tjera të vendit, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.

“Është një investim 100% i futbollit. Një bashkëpunim i FSHF-së dhe klubit Laçi. Puna ka filluar, siç e shihni me bazamentet dhe me ndryshimin e terrenit. Jemi në fazën kur do të fillojë sistemi i drenazhimit. Objektivi bashkë me presidentin e klubit të Laçit, Pashk Laska, është që në muajin qershor të fillojnë të stërviten fëmijët në këtë kompleks.

Është një kompleks që do t’i shërbejë kryesisht klubit të Laçit, por edhe të gjithë fëmijëve të zonës që do të duan të stërviten këtu dhe kombëtareve rajonale që ne kemi në rajonin e Lezhës. Besoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv për rajonin, por ky është edhe objektivi i FSHF-së, që ne të tilla komplekse të bëjmë për çdo klub në Shqipëri.

Presidenti Duka në kompleksin e ri të Laçit: “Investim i

Nëse nuk kemi një bazë të mirë infrastrukturore, është shumë i vështirë zhvillimi i futbollit. Projekte të ngjashme ne kemi filluar edhe në qytete të tjera: në Librazhd, Përrenjas, Gramsh, ky që po e inspektojmë sot dhe kemi të tjera në perspektivë për vitin e ardhshëm. Jam shumë i bindur që ky është një ndihmë shumë e madhe për zhvillimin e futbollit dhe që do të kemi më shumë fëmijë që do të luajnë në Laç.

Uroj që edhe ekipi i Laçit vitin tjetër, këtu në fushën me bar natyral, të bëjë stërvitje si ekip pjesëmarrës i Kategorisë Superiore. Fusha e parë do të ketë edhe tribunë dhe mund të zhvillohen edhe ndeshjet e të rinjve. Nuk kemi asnjë lloj dyshimi që, pasi ta përfundojmë, Laçi do ta mirëmbajë në mënyrë fantastike, ashtu siç ka mirëmbajtur stadiumin”, – tha presidenti Duka.

Bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm për futbollin dhe një projekt ambicioz që parashikon ndërtimin e tre fushave me përmasa standarde për një ndeshje futbolli, nga të cilat një me bar natyral dhe dy me bar artificial, një tribunë kryesore, hotel, dhoma zhveshjeje, pishinë, parking dhe mjedise të tjera që do t’i shërbejnë ekipeve të të gjitha moshave të Laçit për t’u stërvitur.

Presidenti Duka në kompleksin e ri të Laçit: “Investim i

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para