22 Korrik 2025, 00:35
Nga DOSJA

KOSOVE - Pas një humbjeje shokuese 8-0 ndaj Vikingurit në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Conference League, e që e çoi rezultatin e përgjithshëm në 9-0, Malisheva ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi dhe stafin e tij teknik.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi konfirmon se palët janë ndarë me marrëveshje të dyanshme. Bashkë me Isufin, janë larguar edhe zv.trajneri Arsim Tershani, trajneri i portierëve Diamant Kadriolli, si dhe video-analisti Shkumbin Gërguri.
Në deklaratë, Malisheva ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të veçantë për punën e bërë nga Isufi, i cili gjatë vitit të kaluar udhëhoqi ekipin drejt një sezoni historik, duke siguruar për herë të dytë radhazi pjesëmarrjen në garat evropiane. Po ashtu, klubi ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e gjithë stafit teknik të larguar.
“Dyert e FC Malishevës do të mbeten gjithmonë të hapura për bashkëpunim të ardhshëm me ta,” thuhet në fund të njoftimit, duke e mbyllur me një urim për suksese në karrierën e tyre të mëtejshme. Në ditët në vijim, Malisheva pritet të emërojë trajnerin e ri dhe të kompletojë stafin teknik, teksa skuadra do të synojë të rikuperojë besimin dhe të rifillojë me një faqe të re pas kësaj goditjeje të rëndë.

B.T (Dosja.al)
Sport
21 Korrik 2025, 20:00
BOLIVI - Raportohet se ekipi kombëtar i Bolivisë në futboll është përfshirë në një skandal dopingu, që mund ...
Sport
21 Korrik 2025, 19:30
SHBA - Argjentinasi dhe spanjoli patën duele të ashpra, ndërsa luanin për Barcelonën dhe Real Madridin, përkatësi...
Sport
21 Korrik 2025, 19:00
ANGLI - Ka një treg, dhe pastaj është Liverpooli. Transferimet e verës të kampionit në fuqi të Premier League pritet t...
Sport
21 Korrik 2025, 18:30
GJERMANI - Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, vazhdon të marrë vlerësime pas tërheqjes së tij nga futbolli. Kë...
Sport
21 Korrik 2025, 17:50
ANGLI - Siç tha dikur nga José Mourinho, Manchester City luan vetëm me "investime nga e kaluara".
Në muajt e fundit, Cityze...
Sport
21 Korrik 2025, 17:30
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit do të mbështesë organizimin e një turneu të veçantë futbolli për fëmij&...
Sport
21 Korrik 2025, 16:59
ANGLI - Është një histori që pak e prisnin dhe po trondit botën e futbollit. Vetëm një vit pas largimit të tij pë...
Sport
21 Korrik 2025, 16:40
ZVICER - Tri ditë përpara se të dalin në fushën e lojës, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia kanë ndjekur me vëmendje shortin...
Sport
21 Korrik 2025, 16:25
SPANJE - Lamine Yamal po shkruan historinë e Barcelonës me një seri rekordesh. Vetëm 15 vjeç, 9 muajsh dhe 16 ditësh, ai ...
Sport
21 Korrik 2025, 16:06
SPANJE - Barcelona po përgatitet ta zyrtarizojë mbërritjen e Marcus Rashford në orët e ardhshme. Sulmuesi 27-vjeçar ...