28 Janar 2023, 14:46
Nga DOSJA

SPANJE - Dani Alves po lufton së bashku me avokatët e tij që të dalë nga burgu Brians 2, ku po mbahet me akuzën e sulmit seksual. Avokati i tij i ri, Cristóbal Martorell, po përgatit një apel për të justifikuar se nuk ka rrezik arratisjeje. Ai do të kërkojë që të ndryshohet masa e sigurisë dhe t’i vihet byzylyku që kontrollon vendodhjen e të akuzuarit.
Në fakt, është një element që përdoret zakonisht në rastin e krimeve seksuale. Për këtë çështje ka folur pikërisht të mërkurën e kaluar delegatja e qeverisë kundër dhunës gjinore, Victoria Rosell. Magjistratja erdhi për të konfirmuar se pajisja po përdorej, por pa dhënë shifra.
Këto byzylykë kanë për qëllim të parandalojnë agresorët që t’u afrohen viktimave të tyre në më pak se distanca e përcaktuar. Në rastin e Dani Alvesit, do të bënte gjithashtu të mundur garantimin e qëndrimit të brazilianit në Spanjë.

Një nga shqetësimet kryesore të drejtësisë në Spanjë është mungesa e një traktati ekstradimi me Brazilin.
Pajisja lëshon sinjale GPS që kapen nga satelitët, që lejojnë të pasqyrohet pozicioni i saktë i individit në fjalë. Mund të përcaktohen madje disa pika ose vende për të parandaluar largimin.
Çfarë ndodh nëse hiqet byzylyku?
Heqja e byzylykut ose thyerja e tij mund të bëhet me thjeshtësi, por mund të ketë pasoja. Autoritetet do të merrnin menjëherë një njoftim dhe subjekti do të kryente një krim të dënueshëm me burg nga gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Janar 2023, 14:43
FRANCE - Ka ende shumë paqartësi rreth së ardhmes së Zinedine Zidane. Pas rinovimit të Deschamps në krye të skuadrës fra...
Sport
28 Janar 2023, 14:39
TIRANE - Marsel Ismajlgeci nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lajmin e ka konfirmuar vetë presideti Refik Halili në një ...
Sport
28 Janar 2023, 14:34
ITALI - "Ndalohet të bëhen gabime," - Stefano Pioli e di mirë këtë dhe ka vetëm një rezultat të mundshëm ndaj Sassu...
Sport
28 Janar 2023, 14:24
ANGLI - Prej vitesh rregulloret e futbollit përmirësohen, në varësi të problematikave të ndryshme që hasen gjatë ndeshje...
Sport
28 Janar 2023, 14:18
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur mbarë përvojën e tij në Arabinë Saudite. Ende asnjë gol i shënuar në dy...
Sport
28 Janar 2023, 14:07
ITALI - Lacio ka qenë një temë diskutimi për Kristian Vierin në kanalin e tij në platformën “Twich,“ “Bobo ...
Sport
28 Janar 2023, 13:45
AUSTRALI - Aryna Sabalenka fiton Australian Open, pasi mposhti Elena Rybakina në tre sete: me rezultatin 4-6, 6-3, 6-4. Eshtë Grand Slam-...
Sport
28 Janar 2023, 11:07
SPANJE - Girona dhe Barcelona do të përballen pasditen e sotme në stadiumin “Montilivi” (16:15) me një handikap t...
Sport
28 Janar 2023, 10:57
ANGLI - Mikel Arteta, trajneri spanjol i Arsenalit, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes 0-1 në vizitën në ‘Etihad Stadium’...
Sport
28 Janar 2023, 10:42
AMERIKA E JUGUT - Copa America 2024 do të luhet në Shtetet e Bashkuara dhe do të ketë 10 ekipe nga CONMEBOL dhe gjashtë ekipe ng...