28 Janar 2023, 14:43
Nga DOSJA
FRANCE - Ka ende shumë paqartësi rreth së ardhmes së Zinedine Zidane. Pas rinovimit të Deschamps në krye të skuadrës franceze deri në vitin 2026, marsejezi po shqyrton katër mundësi për t’u ulur sërish në një stol. Sipas RMC Sport, katër skuadrat që ai mund të stërvitë janë: PSG, Bayern, Juventus dhe Real Madrid (opsioni i fundit, shumë i largët).
Sa u përket parizienëve, negociatat u intensifikuan në muajin qershor. Al Khelaïfi, ndryshe nga Luis Campos, i cili gjithmonë ka mbrojtur punën e Galtier, i ka përcjellë Zidane dëshirën që ai të marrë frenat e pankinës. Pas vazhdimësisë së Deschamps, nuk përjashtohet që, nëse këtë sezon vjen dështimi i radhës në Champions League, Galtier do të marrë përgjegjësitë me largim.
Një tjetër alternativë është Juventusi. “Zonja e Vjetër” nuk po kalon momentin e saj më të mirë sportiv pasi është sanksionuar me 15 pikë për bilanc të rremë. Megjithatë, Zidane e vlerëson me shumë dashuri karrierën e tij të suksesshme si futbollist në Torino në vitet 1990 dhe nuk e përjashton si alternativë marrjen e drejtimit të bardhezinjve.
Reali i Madridit është një tjetër mundësi, sipas RMC Sport, megjithëse duket shumë e pamundur pas largimit në vitin 2021.
Bayerni shfaqet në horizont. Një gjigant evropian për të cilin Zidane ka shumë respekt. Në vitin 2015 ai vizitoi ambientet e klubit gjatë periudhës së tij formuese si trajner, i impresionuar nga ajo që pa, duke mësuar nga Pep Guardiola. E meta e madhe, megjithatë, është gjuha. Zidane nuk flet gjermanisht apo anglisht dhe kjo ishte një nga arsyet pse ai refuzoi të shkonte në Premier League ku iu bë oferta.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Janar 2023, 14:39
TIRANE - Marsel Ismajlgeci nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lajmin e ka konfirmuar vetë presideti Refik Halili në një ...
Sport
28 Janar 2023, 14:34
ITALI - "Ndalohet të bëhen gabime," - Stefano Pioli e di mirë këtë dhe ka vetëm një rezultat të mundshëm ndaj Sassu...
Sport
28 Janar 2023, 14:24
ANGLI - Prej vitesh rregulloret e futbollit përmirësohen, në varësi të problematikave të ndryshme që hasen gjatë ndeshje...
Sport
28 Janar 2023, 14:18
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur mbarë përvojën e tij në Arabinë Saudite. Ende asnjë gol i shënuar në dy...
Sport
28 Janar 2023, 14:07
ITALI - Lacio ka qenë një temë diskutimi për Kristian Vierin në kanalin e tij në platformën “Twich,“ “Bobo ...
Sport
28 Janar 2023, 13:45
AUSTRALI - Aryna Sabalenka fiton Australian Open, pasi mposhti Elena Rybakina në tre sete: me rezultatin 4-6, 6-3, 6-4. Eshtë Grand Slam-...
Sport
28 Janar 2023, 11:07
SPANJE - Girona dhe Barcelona do të përballen pasditen e sotme në stadiumin “Montilivi” (16:15) me një handikap t...
Sport
28 Janar 2023, 10:57
ANGLI - Mikel Arteta, trajneri spanjol i Arsenalit, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes 0-1 në vizitën në ‘Etihad Stadium’...
Sport
28 Janar 2023, 10:42
AMERIKA E JUGUT - Copa America 2024 do të luhet në Shtetet e Bashkuara dhe do të ketë 10 ekipe nga CONMEBOL dhe gjashtë ekipe ng...
Sport
28 Janar 2023, 10:13
BELGJIKE - Andrea Pirlo, i cili po bën gjëra të shkëlqyera në Turqi me Karagümruk, mund të jetë nominuar për pozici...