21 Gusht 2024, 15:00
Nga DOSJA
SPANJE - Nga Katalonja në Andaluzi, nga Barcelona në Sevilje: Vitor Roque është gati të bëhet një lojtar i ri i Real Betis, të paktën për sezonin e ardhshëm.
Pas javësh negociatash, që nga momenti kur klubi Blaugrana komunikoi dëshirën për ta huazuar deri sot, tashmë operacioni duket se ka arritur në fazën përfundimtare.
Sipas asaj që raporton Relevo, marrëveshja mes katalanasve dhe andaluzianëve është shumë afër: sulmuesi i lindur në vitin 2005 do të kalojë në huazim deri në qershor 2025 nga Barcelona te Betis, pa asnjë opsion blerjeje në favor të skuadrës bardhëjeshil.
Ka pasur edhe klube të tjera të interesuara për Vitor Roque, mbi të gjitha Sporting, por prioriteti i tij ka qenë gjithmonë Betis. Dhe tani ai do të jetë i kënaqur.
Angel Haro, presidenti i Betis, në orët e fundit është shprehur për Vitor Roque, pas udhëtimit në Barcelonë të drejtorit sportiv Manu Fajardo, drejtorit menaxhues Ramon Alarcon dhe ish-futbollistit Joaquin, i cili tashmë bashkëpunon me drejtuesit.
"Lojtari është i pasionuar pas projektit tonë. Nuk është e lehtë, Barcelona ka bërë një investim të rëndësishëm...".
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Gusht 2024, 14:30
SPANJE - Dalëngadalë po përfundon ndërtimi i stadiumit të ri në Barcelonë, i cili parashikohet të jetë gati deri n&...
Sport
21 Gusht 2024, 14:00
ZVICER - Faza e ndeshjeve në grupe të Champions League 2024-2025 është vetëm 90’ larg për Dinamon e Zagrepit të Arb&eum...
Sport
21 Gusht 2024, 13:30
SPANJE - Kjo është çështja që ka shqetësuar Barcelonën ditët e fundit, pasi skuadra katalanase ka detyrimin të re...
Sport
21 Gusht 2024, 13:20
ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema.
Sipas mediav...
Sport
21 Gusht 2024, 13:00
FRANCE - Që nga dita e djeshme dhe zbulimet në Le Monde, mosmarrëveshja financiare mes PSG-së dhe Kylian Mbappé është rikth...
Sport
21 Gusht 2024, 12:45
ZVICER - Edicioni i këtij viti, i mbajtur në Gjermani, u karakterizua nga “stadiumet plot tifozë dhe shifra rekord”.
UEFA e nën...
Sport
21 Gusht 2024, 12:00
BRAZIL - Pasi kontrata e tij me Chelsean përfundoi në fund të sezonit, Thiago Silva mori një vendim të fortë këtë ver&eu...
Sport
21 Gusht 2024, 11:14
ZVICER - Befason qeveria europiane e futbollit me vendimin e fundit. UEFA ka rënë dakord për një marrëveshje të re sponsorizimi me...
Sport
21 Gusht 2024, 11:03
GJERMANI - Imazhi i fundit i Kingsley Coman ishte më 9 korrik, rreth orës 23:00. Pak minuta pas eliminimit të skuadrës franceze në gjys...
Sport
21 Gusht 2024, 10:41
ITALI - Raportimet për divorcin e Alvaro Moratas nga Alice Campello vazhdojnë në Itali dhe Spanjë. Kapiteni i komb&eum...