LIVE UPDATES
Sport

“Përfaqësojmë kombin”, Sylvinho: “Nuk ka nevojë të luash në Serie A për të pasur motivimin e duhur kundër Italisë!”

Braziliani bën spektakël në shqip: “Jam nga Lushnja, lushnjar. Ata që thonë “Ça bone” janë nga Tirana. Ka shumë punë për të bërë me Europianin dhe kontrata nuk më shqetëson aspak”.

6 Qershor 2024, 13:06 Nga DOSJA
“Përfaqësojmë kombin”, Sylvinho: “Nuk ka

AUSTRI - Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho foli në konferencë për shtyp në prag të miqësores së të premtes ndaj Azerbajxhanit, duke nisur nga ora 19:00.

Tekniku i kuqezinjve, theksoi se do t’i japë më shumë minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë, ndërsa shtoi se shpreson që në ‘Euro 2024’ skuadra e tij të luajë më shumë se tre ndeshje.

Miqësorja e fundit para ‘Euro 2024’, a do të zbresë në fushë formacioni ndaj Italisë? Çfarë dëshironi të shihni nga Shqipëria në këtë ndeshje? “Jemi duke zhvilluar përgatitjet, ishin në program dy miqësore. Është një proces pune i shpejtë, nuk kemi pasur dy-tre javë në dispozicion. Kemi shtatë ditë që stërvitemi dhe kemi dy miqësoret. Po përgatitemi për ndeshjen me Italinë, por nuk mund të them si do të luajë skuadra në atë sfidë. Mbetet për t’u parë kur të vijë momenti. Në ndeshjen me Azerbajxhanin do t’i japim minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë dhe do të provojmë”.

E keni ndjekur Italinë në ndeshjen kundër Shqipërisë, a duken si kundërshtari që mund t’i marrim rezultat? “Janë kampionët në fuqi, është nga më të fortat në Europë dhe botë ashtu si Spanja dhe Kroacia. Është një grup i bukur për të gjithë ne, është mundësi që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në Europian, të provojmë të bëjmë më të mirën. Pas miqësores do të bëjmë analizën tonë, për t’u përballur më mirë. E kemi ndjekur miqësoren e Italisë”.

Nesër lista përfundimtare, ka ndonjë ndryshim të momenteve të fundit? “Çdo ditë është e rëndësishme për stafin dhe ekipin. Aktualisht, të gjithë janë të karikuar. Po stërvitemi në një kamp shumë të mirë, të qetë dhe me kushte fantastike. Nesër vendoset lista përfundimtare, kemi edhe një ditë kohë për të parë dhe analizuar. Nëse do të ketë ndonjë dëmtim më vonë, UEFA lejon një zëvendësim, shpresoj të mos ndodhë”.

Kush është “plani B” në të djathtë, përveç Asanit? “Asani është një lojtar që nuk ka luajtur së fundmi, është në formë, por sërish nuk ka luajtur. Për Asanin nesër është një mundësi që të marrë të tjera minuta, se nuk ka luajtur në katër apo pesë muajt e fundit. Po e mbajmë në vëzhgim, është në gjendje të mirë. Sigurisht kur një lojtar e ndjen pak lodhjen është mirë të ndërhysh se kemi lojtarë të tjerë me kualitet që mund ta bëjnë atë rol. Të shohim dhe mbetet për t’u vlerësuar”.

A do të doje të ndryshoje diçka nëse do të kishte mundësi për përgatitjen para Europianit? “Jo, përgatitja është shumë e mirë. Këtu është një vend shumë i mirë. Jemi të qetë. Marrim pjesë në një turne të rëndësishëm, duhet ta shijojmë dhe të tregojmë përgjegjësi. Jemi të kënqur si po punohet, kemi nëntë ditë që punojmë.

Të gjithë lojtarët janë të karikuar dhe të motivuar. Të fokusuar në punën e tyre. Ka lojtarë që kanë luajtur 30-40 ndeshje, të tjerë që kanë lujatur më pak. Kjo nuk është në dorë tonë, por kemi punuar për të marrë ngarkesën e duhur”.

“Blloku italian” i Kombëtares, sa i rëndësishëm do të jetë për përballjen me Italinë? “Të luash kundër Italisë është një motivim i madh. Nuk ka nevojë të luash në Serie A për të pasur motivimin e duhur, nuk ka rëndësi ku luan në Spanjë, Gjermani, Bundesligë apo Portugali. Kanë një fanellë të rëndë dhe janë favoritë, për ne është e rëndësishme të përgatitemi mirë”.

Rinovimi i kontratës? “Jam nga Lushnja, lushnjar. Ata që thonë “Ça bone” janë nga Tirana. Ka shumë punë për të bërë me Europianin dhe kontrata nuk më shqetëson aspak. Po punojmë në kushte të shkëlqyera, e dimë rëndësinë e kompeticionit, sa sfidë e madhe që është, por jemi duke përfaqësuar Shqipërinë dhe kjo është shumë e bukur. Tani e gjithë energjia jonë është për ndeshjet e Europianit, ndoshta edhe përtej tre ndeshjeve të grupit”.

Premio në rast rezultati pozitiv? “Nuk e di, ne do të luftojmë për çdo pikë. Do të punojmë fort, është nder ta përjetojmë këtë eksperiencë. Raporti me Federatën është shumë i bukur dhe po përjetojmë një rrugëtim fantastik”.

Cili është shqetësimi më i madh në vigjilje të ndeshjes me Italinë, ky motivim i madh mund të kthehet në presion? “Gjithçka është shumë e shpejtë, pak ditë na ndajnë nga ndeshje. Pas miqësores do mendojmë se kemi një ndeshje me Azerbajxhanin, një kundërshtar të mirë, vetëm pas kësaj do të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Mesfusha, mbrojtja apo sulmi. Ndeshja me Azerbajxhanin do të na japë shumë mundësi për të kuptuar. Do të shohim më shumë në aspektin difensiv.

Dua të siguroj 100% se jemi të bindur që kemi tre kundërshtarë shumë të fortë, kemi respekt për ta dhe kompeticionin. Jemi të motivuar, po punojmë, por e dimë që duhet ta shijojmë faktin që ne jemi në Europian.

Duhet të sakrifikojmë shumë dhe të vrapojmë pa masë, kundërshtarët tanë nuk mendojnë që të kalojnë grupin, por të fitojnë. Në një ndeshje ndodh gjithçka, ndodh mrekullia. Lojtarët e kanë kuptuar shumë mirë këtë, ne jemi një. Mënyra e duhur për të luajtur është me sakrificë dhe shpirt. Entuziazmi është i mirë për të marrë pikë, por nëse themi që do të mundim Italinë atëherë nuk është e drejtë. E di që kam lojtarë seriozë, të punojmë dhe të sakrifikojmë”.

Abrashi, na surprizoi rikthimi i tij. Pse është i vlefshëm në Europian, kur nuk ka qenë në asnjë ndeshje kualifikuese? “Ka luajtur në kualifikuese, ka qenë në mars dhe qershor me ne. Ka bërë një sezon shumë të mirë”.

A do të na e thoni formacionin meqë është miqësore? “Duhet të respektoj të gjithë lojtarët. Kemi stërvitje dhe nesër kemi punë me video. Mund ta thoja, por e lej për respekt të lojtarëve. Ndoshta jua them para Italisë. Thashë që luan Asani. Faleminderit çuna”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit