"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Pas largimit të Luka Jovic-it këtë verë, Milani për herë të parë në mbi 100 vite histori nuk ka më një futbollist me numrin 9. Një situatë e paprecedentë, që pasqyron transformimin e kësaj fanelle nga simbol krenarie në barrë të rëndë.
ITALI - Te Milani, numri 9 ka qenë gjithmonë më shumë se një fanellë. Ai përfaqësonte fuqinë e madhe sulmuese, simbolin e ‘bomberëve” që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit. Nga legjenda si Van Basten, Papin apo Inzaghi, ajo fanellë ka qenë gjithmonë një trofe i dëshiruar. Sot, megjithatë, realiteti është krejt i ndryshëm.
Pas largimit të Luka Jovic-it këtë verë, Milani për herë të parë në mbi 100 vite histori nuk ka më një futbollist me numrin 9. Një situatë e paprecedentë, që pasqyron transformimin e kësaj fanelle nga simbol krenarie në barrë të rëndë.
Historia e “mallkimit” nis në sezonin 2012-13, kur pas epokës së Inzaghit numri iu besua Alexandre Pato-s. Që nga ajo kohë, një listë e gjatë emrash ka provuar fatin, nga Matri te Torres, nga Destro te Luiz Adriano, Lapadula, André Silva, Higuain, Piatek, Mandzukic e deri te vetë Jovic. Shumë pritshmëri, pak gola dhe zhgënjime të njëpasnjëshme.
I vetmi që arriti ta ringjallte disi lavdinë e këtij numri ishte Olivier Giroud. Francezi, në tri sezone me kuqezinjtë, shënoi gola të rëndësishëm dhe hyri në zemrat e tifozëve, sidomos me dygolëshin historik në derbin që hapi rrugën drejt titullit kampion në vitin 2022. Një përjashtim në një dekadë dështimesh.
Në këtë merkato verore, drejtuesit e Milanit kërkuan një qendërsulmues të ri për t’i dhënë jetë numrit 9. Por deri tani, askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë. Fanella ka mbetur e varur në dhomat e zhveshjes, në pritje të dikujt që do të ketë forcën dhe cilësinë për të thyer mallkimin dhe për ta rikthyer atë në lavdinë e dikurshme.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Në pak më shumë se dy javë do të zbulohet fituesi i radhës i Topit të Artë, një çmim që ka ndez...
SPANJE - Pas mbylljes së merkatos, Barcelona ka zyrtarizuar numrat e fanellave për sezonin e ri dhe një nga vendimet që ka marrë m&eu...
ARMENI - Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë faqe të arta në historinë e futbollit botëror. Në fitoren e thellë 0-5 t&...
ARMENI - Portugalia shënoi një fitore të thellë 5-0 ndaj Armenisë, duke demonstruar superioritet të plotë në fushë....
TIRANE - Kombëtarja shqiptare është rikthyer në shtëpi nga transferta e Gjibraltarit mbrëmjen e të premtes dhe këtë...
ANGLI - Pavarësisht fitores 2-0 ndaj Andorrës në kualifikueset e Botërorit 2026, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, nuk u shfaq i k&eum...
SERBI - Ndërkohë që kuqezinjtë janë pushim mbrëmjen e sotme dhe do të zhvillojë vetëm një ndeshje zyrtare p&...
ARMENI - Një video e Cristiano Ronaldos duke shtyrë me forcë një tifoz në kryeqytetin armen ka shkaktuar një stuhi kritikash n&eum...
FRANCE – PSG-ja dhe trajneri Luis Enrike kanë marrë një lajm të keq ditën e sotme. Ousmane Demebele do të qëndrojë...
GJERMANI - Tenisti i famshëm gjerman Boris Becker përfundoi pas hekurave në fund të vitit 2022 për shkak të mashtrimit f...