17 Maj 2024, 17:36
Nga DOSJA
ANGLI - Peceta me kontratën e parë të Leo Messit për FC Barcelona është nxjerrë në ankand nga Bonhams për një çmim prej 762.000 paund (890.000 euro).
Peceta, e cila daton në dhjetor të vitit 2000, kur Messi ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, përfaqëson angazhimin e një kontrate me Barcelonën dhe është nënshkruar me stilolaps blu nga Carles Rexach, atëherë drejtor sportiv i 'Blaugrana'.
Kjo pjesë, e cila ishte në posedim të agjentit argjentinas Horacio Gaggioli, është ofruar prej nëntë ditësh në një ankand online nga shtëpia Bonhams, e cila e kishte ekspozuar muajt e fundit në Paris, Nju Jork dhe Londër.
Kontrata me FC Barcelona në vitin 2000 ndryshoi fatin e klubit katalanas dhe gjithashtu të vetë Leo Messit, i cili u bë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ka ndër të tjera 35 tituj me Barcelonën dhe më të rëndësishmit me ekipin argjentinas, si ari olimpik, Kupa e Amerikës dhe Kupa e Botës në Katar, si dhe tetë çmime “Topi të Artë”.
Ian Ehling, kreu i librave dhe dorëshkrimeve në Bonhams në Nju Jork, tha se peceta, që nga shpallja e saj për të dalë në ankand, tërhoqi "vëmendjen ndërkombëtare të shumë fansave" dhe se ishte një nga objektet "më interesante" që ata kanë pasur ndonjëherë.
"Po, është thjesht një pecetë, por është peceta e famshme që filloi karrierën e Leo Messit. Ajo ndryshoi jetën e tij, të ardhmen e Barcelonës dhe ishte e rëndësishme në ofrimin e disa prej momenteve më të lavdishme në futboll,"- shtoi Ehling.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Maj 2024, 17:27
SPANJE - Fundi i sezonit për Atlético Madridin po zgjat pak. Sidomos për disa futbollistë, të cilët po përjetoj...
Sport
17 Maj 2024, 17:04
GREQI - Panathinaikos, një nga klubet më të suksesshme greke, edhe pse në kohë të ulëta, ka njoftuar shkarkimin e traj...
Sport
17 Maj 2024, 16:45
SPANJE - Lajmi më i keq për Iscon u konfirmua pas testeve këtë mëngjes. Futbollisti i cili shkoi në klinikë ...
Sport
17 Maj 2024, 16:30
ANGLI - Për çdo gjë në jetë ka një herë të parë, dhe këtë duhet ta ketë menduar edhe Pep...
Sport
17 Maj 2024, 16:11
SPANJE - I munguar për shumë muaj pas dëmtimit të tij të rëndë, David Alaba iu desh të kalonte përsëri në...
Sport
17 Maj 2024, 15:48
FRANCE - Shpesh i krahasuar me Pelé në fillimin e karrierës së tij, veçanërisht kur fitoi Kupën e Botës kur ishte ve...
Sport
17 Maj 2024, 14:53
SPANJE - Barça po kalon një krizë! Ndërsa ‘Blaugranët’ kishin arritur të qetësonin situatën, duke e zgjatu...
Sport
17 Maj 2024, 14:34
TAJLANDE - Kongresi i 74-t i FIFA-s zhvilloi ditën e sotme punimet në Bangkok, Tajlandë dhe në të morën pjesë drejtuesit e fe...
Sport
17 Maj 2024, 14:25
TAJLANDE - Si pjesë e luftës kundër diskriminimit që minon futbollin, FIFA njoftoi të premten gjatë kongresit të saj vjetor, ...
Sport
17 Maj 2024, 14:13
ANGLI - Një atmosferë ndryshimi lundron në brigjet e Mersey në fund të sezonit. Ndërkohë që largimi i trajnerit Jü...