"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Pas këtij suksesi Partizani ngjitet në kuotën e 51 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Dinamo zbret nga vendi i katërt pas kësaj jave, duke u pozicionuar si forcë e pestë me pikë të barabarta me Tiranën.

TIRANE - Partizani rikthehet te fitorja pas katër javësh, me skuadrën e Orges Shehit që triumfoi 2-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos në sfidën e vlefshme për javën 32-të të Kategorisë Superiore.
Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që në këtë pjesë të sezonit luajnë për të siguruar “Final 4”, me Dinamon që jo vetëm doli pa pikë nga “Arena e Demave”, por edhe zbriti nga vendi katërt. Takimi nisi me vendasit më kërkues, me Partizanin që kërkoi golin, ndërsa avantazhin e krijoj në minutën e 30-të me anë të Bintsouka.
Shtatë minuta më pas, “të kuqtë” i shkuan përsëri pranë golit, ndërsa në minutën e 40-të, kryesori Bajramaj sinjalizoi penallti për dinamovitët pas ndërhyrjes së gabuar të Behiratches ndaj Taipit. Te pika e bardhë e penalltisë u prezantua Denisson, por braziliani gaboi duke shpërdoruar mundësin e artë dhe pjesa e parë u mbyll me pritjen e Qirkos dhe avantazhin e të kuqve.
Fraksioni i dytë nisi keq për Dinamon, kjo pasi Goudiaby u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 47-të duke lënë skuadrën e Mehmetit me dhjetë lojtarë. Partizani shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik, teksa në minutën e 70-të Albers Keko shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për “të kuqtë”, që më pas mirë-administruan gjithçka.
Pas këtij suksesi Partizani ngjitet në kuotën e 51 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Dinamo zbret nga vendi i katërt pas kësaj jave, duke u pozicionuar si forcë e pestë me pikë të barabarta me Tiranën.
E pesta ndeshje radhazi pa fitore për Vllazninë, që nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola në transfertën ndaj Teutës. Një pikë për shkodranët që mbajnë vendin e dytë, por edhe për durrsakët, që vijojnë betejën e gjatë për të siguruar mbijetesën në elitë.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpooli përballë Fulhamit të dielën në transfertë, takim që duhet fituar me çdo kusht për të l&eu...
SPANJE - Ofendimet në rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim masiv. Tifozët mezi presin të gabosh që të t&e...
RUSI - Mirlind Daku protagonist në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonisti kryesor në golin e parë t&e...
ANGLI - Cole Palmer është një nga lojtarët që ka tërhequr shumë vëmendje te futbolli anglez. Pasi kaloi në të...
SPANJE - Dy ditë pas eliminimit të Manchester Cityt, nga këmbët e Real Madridit, në çerekfinale të Champions League, Bern...
ANGLI - Fiton ose humbet, Mauricio Pochettino duket se është një njeri me zakone dhe rutina. Aq sa, trajneri argjentinas, edhe pse nuk po kalo...
SPANJE - Puma u përpoq të luante dhe vendosi një propozim të madh në tryezën e Barcelonës, por Nike, e vetëdijshme se ...
KINE - Tsunami në botën e notit. Një gazetë australiane publikoi këtë të shtunë, se 23 notarë kinezë u ...
SPANJE - Barcelona e Xavi mbërrin në ‘El Clasico’ në ‘Santiago Bernabéu’, këtë ...
ITALI - Stefano Pioli (58) mund të jetojë javët e fundit si trajner i Milanit. Trajneri italian, i cili mbërriti në tetor 2...