"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Paris Saint-Germain përjetoi një tjetër sezon zhgënjyes në Champions League dhe në klubin Parc des Princes paralajmërohen ndryshime të mëdha nga vera.
SPANJE - Në një material të publikuar të dielën, MARCA shkruan për "Parisi Galactic po fundoset! Lamtumirë Messi, dyshime për situatën e Mbappes dhe 'dorëheqjen' e Neymar".
"Parisi galaktik po fundoset!"
“Leo Messi është i pari që largohet, ose të paktën kjo është dëshira e tij”, shkruan e përditshmja spanjole për yllin argjentinas, duke thënë se “Pleshti” synon të kthehet në FC Barcelona: “Dy vite më parë ai nuk kishte zgjidhje dhe u strehua në Paris, por asgjë nuk ishte ashtu siç pritej. PSG nuk i përmbushi pritjet".
Sa i përket situatës së Kylian Mbappes, situata është pak më e komplikuar. Nasser Al Khelaifi thuhet se është i shqetësuar se sulmuesi francez nuk ka vendosur për të ardhmen e tij para se të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij. Nga ana tjetër, Neymar është i dëmtuar dhe nuk do të luajë më këtë sezon. Braziliani është duke u rikuperuar dhe thuhet se po planifikon të "vazhdojë" kontratën e tij që zgjat deri në vitin 2027.
“PSG dëshiron të ndërtojë gjithçka rreth Mbappes, por e di që gjithçka varet nga dëshira e lojtarit. Klubi është në duart e tij, pikërisht atë që sulmuesi kërkonte kur nënshkroi kontratën e re në maj 2022. Tani, pak e dinë se çfarë dëshiron Mbappe dhe PSG është në pritje të vendimit të tij, nëse do ta përfundojë kontratën apo jo. Shumë të tjerë presin vendimin e sulmuesit”,- shkruan MARCA.
Njoftimi i Barcelonës për Lionel Messin
Disa publikime në Evropë kanë shkruar ditët e fundit se ka edhe një marrëveshje verbale mes Lionel Messit dhe drejtuesve në “Camp Nou” për transferimin e verës, aq më tepër që lojtari i PSG-së u kap një ditë më parë në Barcelonë, por Mateu Alemany, drejtori sportiv i katalanasve, pretendon se deri më tani nuk ka pasur asnjë diskutim me futbollistin.
“Messit i pëlqen shumë këtu. Ai ishte në Barcelonë për disa ditë, si zakonisht, por nuk fola me të”, tha Mateu Alemany, para ndeshjes me Rayo Vallecano, për DAZN. Sipas botimit katalanas “Sport”, prioriteti aktual i Barcelonës është të fitojë matematikisht titullin në La Liga dhe më pas të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Barcelona tashmë është duke punuar për rikthimin e Messit në “Camp Nou”. Klubi thuhet se ka paraqitur një ofertë për përfaqësuesit e argjentinasit dhe është në bisedime me Ligën Profesionale të Spanjës për të parë nëse ata mund të respektojnë “Fair Play”-un financiar në rast të një lëvizjeje të tillë.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Ali Karimi (44) është ende në arrati. Ish-ylli i Bayernit kishte mbështetur që në fillim lëvizjen protestuese...
FRANCE - Toulouse, i sapo promovuar në Ligue 1, e zgjidhi finalen që në pjesën e parë. Futbollistët e Philippe Montanier k...
ANGLI - Braziliania Hellen, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë me vëllain e saj, Alex Telles, një futbollist në...
ITALI - Në një intervistë për Corriere dello Sport, ish-lojtari i kombëtares italiane, me të cilën ka luajtur 7 ndeshj...
ANGLI - Alisha Lehmann, e cila numëron më shumë se 13 milionë ndjekës në Instagram, u bë lajm, pas një episodi që...
ARABIA SAUDITE - Pyetja e vetme është se si reagon partnerja e tij Georgina Rodríguez kur lexon se me cilat femra ka patur marr&eum...
BRAZIL - Futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho, i shpallur dy herë lojtari më i mirë në botë, po lançon një lig&e...
AZERBAJXHAN - Max Verstappen nuk e pëlqen aspak formatin e Sprintit dhe as nuk është i zoti në të, duke qenë se dje për ...
ITALI - Numërimi mbrapsht... ka arritur. Napoli sot përballet me ditën e parë në të cilën mund të jet&e...
SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të shtune, Barcelona arriti një sukses të madh ndaj Bétis Sevilla (4-0), duke bërë t&...