LIVE UPDATES
Sport

Nëna e Zaniolos nuk e kursen Romën: “Ai ndjeu se po lihej jashtë”…

Mesfushori u largua nga klubi italian për te Galatasaray në janar

13 Shkurt 2023, 17:58 Nga DOSJA
Nëna e Zaniolos nuk e kursen Romën: “Ai ndjeu se po lihej

ITALI - Largimi i Nicolò Zaniolo nga Roma vazhdon të përflitet në Itali dhe nëna e mesfushorit, i cili nënshkroi për Galatasaray në janar, tregoi në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’ arsyet që e shtynë lojtarin të largohej.

Francesca Costa shpjegoi, se gjithçka filloi një vit më parë. “Në verën e vitit të kaluar ai pati mundësinë të largohej. Ne folëm me klubin, ata thanë se do të dëgjonin propozime rreth 50 apo 60 milionë euro. Ai mori ftesa brenda atyre vlerave, por donte të qëndronte sepse ishte i lumtur. Megjithatë, ai priste një propozim rinovimi, varësisht nga evoluimi i tij”,- shpjegoi ai.

Por ai propozim nuk erdhi kurrë, “ndryshe nga sa ndodhi me shokët e tjerë të skuadrës. Nuk ishte një çështje parash. Nicolò e kuptoi se ai nuk ishte më pjesë e projektit, Roma i tha atij se donte ta shiste atë në qershor dhe ai ndjeu se po mënjanohej."

Nëna e mesfushorit drejton gishtin drejt klubit. “Thuhej se ai nuk pranoi të luante për Romën, se është tradhtar... Njerëzit nuk e dinë që ai ka luajtur edhe me injeksione, për shkak të një dëmtimi në shpatull. Klubi nuk ishte korrekt, por ai u ndje keq. Kur ai u thirr për ndeshjen kundër Fiorentinës, ai dridhej. Mjekët e dinë këtë. Nuk mendoj se ishte grip apo stres, por ai nuk ishte mirë."

Zaniolo nuk është stërvitur me ekipin në ditët e fundit të janarit, madje ka paraqitur një certifikatë mjekësore. Mourinho nuk e thirri për ndeshjet me Spezian kundër Napolit. "Ishte një vendim që ai e mori me trajnerin. Nicolò nuk ndihej mirë, drita ishte fikur dhe kjo bën ndryshimin në një futbollist",- shpjegoi nëna e tij, e cila nuk ka inat ndaj tifozëve të Romës: "Askush nuk është i zemëruar me ta. Ne jemi vërtet mirënjohës. Ata ishin gjithmonë të respektueshëm dhe besonin vetëm atë që u thanë."

Madje, lojtari është kërcënuar nga ultrasit e klubit: “Ishim në ankth pasi ditët e mëparshme kishim marrë mesazhe me fyerje dhe kërcënime, ishim të frikësuar, ishte një situatë e pabesueshme”. 

Francesca Costa pranoi se lojtari kishte propozime të tjera, përveç atyre nga Bournemouth dhe Galatasaray: "Ai do të kishte pranuar një pagë më të ulët, ose do të kishte fituar të njëjtën gjë, nëse do të kishte shkuar te Milani ose Tottenham. Megjithatë, këto dy klube nuk kanë arritur një marrëveshje me Romën. Më pas erdhi Bournemouth, i cili nuk i ofroi 5 milionë në sezon, kjo nuk ishte e vërtetë."

Propozimi i Galatasaray u prit mirë: "Ishte një zgjedhje pothuajse e menjëhershme, sepse ata na dhanë besim. Ata donin Nicolòn dhe nuk ishte e vështirë për të arritur një marrëveshje."
Së fundmi, nëna e mesfushorit tha, se “vetëm tre lojtarë” nga Roma i kanë dërguar mesazhe djalit të saj pas largimit: “Është turp...”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para