7 Prill 2023, 16:46
Nga DOSJA
ANGLI - Julian Nagelsmann, Luis Enrique, José Mourinho, Antonio Conte... Një gjë është e sigurt, Chelsea nuk ka mungesë të ideve dhe kandidatëve për të pasuar Frank Lampard, i cili do të marrë drejtimin pasi Graham Potter u shkarkua të dielën e kaluar.
Objektivi i teknikut anglez nuk mund të ishte më i qartë: fitimi i Champions League, në mënyrë që klubi londinez ta riemërojë edhe për sezonin e ardhshëm. Kjo do të kërkojë mposhtjen e Real Madridit, kampion në fuqi dhe që ka dëshmuar edhe një herë kundër Barçës aftësinë e tij për të tejkaluar veten gjatë përballjeve të dyfishta.
Përveç këtij fundi të sezonit, i cili mund të luhet gjatë dy javëve të ardhshme me këtë çerekfinale vajtje-ardhje, Todd Boehly padyshim po i shumëfishon rrugët për të realizuar këtë projekt ‘XXL’ të cilin e ka nisur që nga vera e kaluar. Dhe pas emrave të përmendur më lart, së fundmi do të ishte shfaqur një i ri!
Gallardo në pamjet e Chelseat!
Sipas informacioneve të TyC Sports, është Marcelo Gallardo ai që do t'i ishte shtuar kësaj liste të gjatë kandidatësh. Madje, media argjentinase zbulon se Chelsea do t'i kishte ofruar menjëherë vendin e punës, por ky i fundit nuk pranoi, duke preferuar të presë qershorin për të nisur një aventurë të re në stol.
Gjashtë muaj pas largimit nga River Plate, argjentinasi ka avantazhin e të qenit i lire, ku blutë duhet të negociojnë me Bayern Munich për të ofruar Julian Nagelsmann, gjermanin që ende është nën kontratë me bavarezët.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Prill 2023, 16:31
FRANCE - Nën një diell të bukur pranveror, parizienët u stërvitën mëngjesin e kësaj të premteje në C...
Sport
7 Prill 2023, 16:03
SPANJE - Në moshën 37, 35 dhe 33, respektivisht, Luka Modric, Karim Benzema dhe Toni Kroos, a do të jenë ende në Real Madrid sezonin e ...
Sport
7 Prill 2023, 15:35
TIRANE - Mjaft i ashpër ka qenë në profilin e tij shtangisti Daniel Godelli, i cili ka pritur të jetë pjesë e listës së ...
Sport
7 Prill 2023, 15:31
BRAZIL - Vazhdon të përflitet agresioni i sërfistit brazilian João Paulo Azevedo ndaj sërfistes amerikane, Sara Taylor. Në...
Sport
7 Prill 2023, 14:48
SPANJE - Reali i Madridit mori një fitore spektakolare mbrëmjen e së mërkurës, duke siguruar kualifikimin për në finalen e Ku...
Sport
7 Prill 2023, 14:43
GJERMANI - Doja të festoja me djemtë që luajta ndeshjen e fundit në Wimbledon. Festuam, pimë nja dy pije dhe u përplasa me An...
Sport
7 Prill 2023, 13:03
ITALI - Hetimet nga prokurorët e Romës dhe Tivolit për buxhetet e Romës, Lazios dhe Salernitanas po marrin jetë, gjë që mun...
Sport
7 Prill 2023, 12:44
ARABIA SAUDITE - Al-Nassr njoftoi të enjten rinovimin e kontratës me Anderson Talisca. Shoku i skuadrës dhe partner në sulm me Cristi...
Sport
7 Prill 2023, 12:31
PORTUGALI - Telenovela e madhe që rrethon të ardhmen e Rafael Leão duket se është afër fundit. Pasi shtypi spanjoll dhe ai ...
Sport
7 Prill 2023, 12:01
SPANJE - Atlético Madrid është një nga skuadrat spanjole që është gjithmonë shumë e vëmendshme për...