"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Në Lisbonë nis Kongresi i 47-të i UEFA-s. Ceferin kandidat i vetëm për president, Duka rikandidon për në Komitetin Ekzekutiv
Ndërmjet 11 kandidaturave, tetë do të bëjnë pjesë në organin e ri drejtues. Midis tyre është edhe Armand Duka, president i futbollit shqiptar, i cili kërkon edhe një mandate të ri katërvjeçar, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
5 Prill 2023, 08:05Nga DOSJA
Presidenti Armand Duka, sekretari Ilir Shulku dhe presidenti i futbollit Muamed Sejdini i Maqedonise se Veriut
ORTUGALI - Pas pak, saktësisht në orën 10:00 të Tiranës, në Lisbonë të Portugalisë nis punimet Kongresi i 47-të i UEFA-s. Fjalën e hapjes do ta mbajë presidenti Ceferin, i cili do të bëjë edhe analizën e mandatit të tij katërvjeçar. Punimet e kongresit do t’i përshëndesi edhe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.
Më pas, kongresi do të nisë procesin zgjedhor të organeve drejtuese të futbollit europian. Fillimisht do të votohet për zgjedhjen për president, ku slloveni Alesandër Ceferin pritet të konfirmojë mandatin e tij, pasi është kandidati i vetëm për këtë post.
Më tej, në pjesën e fundit të kongresit, do të vazhdohet me zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku ndërmjet 11 kandidaturave, tetë do të bëjnë pjesë në organin e ri drejtues. Midis tyre është edhe Armand Duka, president i futbollit shqiptar, i cili kërkon edhe një mandate të ri katërvjeçar, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.