"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Trajneri portugez i Romës ‘hap librin’ në një intervistë të gjatë për 'Corriere dello Sport'.
ITALI - José Mourinho, trajneri i Romës, ka dhënë një intervistë të gjatë për 'Corriere dello Sport', ku ndër të tjera ka trajtuar marrëdhënien e tij me Tiago Pinto, drejtorin e përgjithshëm të klubit, arbitrimin, duke përfshirë edhe finalen e Europa League sezonin e kaluar ku pati shumë kritika ndaj Anthony Taylor, diçka që i dha atij edhe një pezullim.
Rreth merkatos, Mourinho filloi duke zbuluar se përpara se të mbërrinte në klub, ai e dinte tashmë se do të punonte me burime të kufizuara. "E dija saktësisht se në çfarë po futesha. Nëse tani më pyesni nëse jam penduar për zgjedhjen që kam bërë, ju them ‘Jo’. Sigurisht që ‘Jo’. Edhe pse kam përjetuar momente zhgënjimi",- filloi duke thënë ai.
Trajneri portugez 60-vjeçar shpjegoi edhe provokimin e supozuar që i drejtoi drejtuesve të Romës së fundmi, kur la një hapësirë boshe në një foto me skuadrën, duke sinjalizuar se kishte nevojë për një sulmues. "Ndonjëherë lexoj se Mourinho po provokon klubin. Kjo foto është bërë për të qeshur. Përsa i përket sulmuesit imagjinar, mund të them se edhe sikur Mbappe të vinte javën e ardhshme, ai tashmë do të ishte vonë. Pas 28 ditësh punë, 31 seanca stërvitore dhe gjashtë ndeshje, plus takime analizuese taktike... Të mos avancosh është problem”.
I pyetur për marrëdhënien që ka me Tiago Pinton, Mourinho tha se të dy respektojnë njëri-tjetrin. “Është e pamundur të thuash se jam i lumtur. Por të thuash që jam në luftë të hapur me klubin dhe se nuk jam i kënaqur me drejtorin, është shumë gabim. Marrëdhënia jonë është një marrëdhënie respekti, madje edhe formale. T'i drejtohemi me emrin, për mua ai është drejtori. Jo gjithmonë jemi dakord",- ka shpjeguar ai para se të fliste për arbitrimet.
"Në Itali jam ndjerë i sulmuar, liria ime si burrë është shkelur. Nuk ndihem rehat këtu. Kam frikë se penalizohem përsëri, të dëgjoj ato që kam dëgjuar, ose të lexoj ato që kam lexuar në dy vitet e fundit, shqetësohem. Ndoshta frika është e tepruar, por unë ndjej bezdi. Incidenti me Anthony Taylor? Ndeshja mbaroi dhe ai i tha grupit: "Vitin tjetër do të jem me ju". “Turp i ndyrë” ishte një pasthirrmë, një shpërthim. Nuk kam fyer askënd, nëse pas ndeshjes do të na vinte Anthony Taylor, do të thosha: “Kam bërë një gabim, kemi gabuar, më fal”, nënvizoi ai.
Pavarësisht se ishte angazhuar me Romën, Mourinho gjithashtu garanton se kishte dy propozime për të shkuar në Arabinë Saudite: "Al Hilal dhe Al Ahli. Dhe po, e mendova, por para se të shkoja, e informova pronarin e klubit se nuk kisha asnjë synimi për ta pranuar, edhe në shtëpi kam thënë të njëjtën gjë”, përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit Kombëtar “A...
ANGLI - Bernardo Silva (28 vjeç) është sërish larg Barcelonës. Lojtarit portugez po i mbaron durimi dhe në tavoli...
SHBA - Qershorin e kaluar u njoftua se Elon Musk dhe Mark Zuckerberg do të luftojnë në një vend që ende nuk ësht&eu...
SPANJE - Lajmi më i keq për Giuliano Simeone është konfirmuar. Lojtari u dëmtua rëndë në ndeshjen miq&eum...
Diego Simeone dhe i biri, Giuliano, kur ishte te Atletico... SPANJE - Giuliano Simeone u dëmtua rëndë në ndeshjen miqësore me...
ZVICER - Partizani, Ballkani dhe Struga arritën që të bëjnë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference ...
SHBA - Amerika ka vite që flet për personat trans në sportin e femrave - notarja Leah Thomas është shembulli më drastik sepse duke...
SHBA - Lionel Messi po jeton një rini të dytë dhe po bën gjëra të mahnitshme në Amerikë, duke arritur tashmë 7 gola...
SPANJE - Giuliano Simeone, djali i vogël i futbollistit të famshëm dhe trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, pësoi një d&eu...
SPANJE - Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, shkoi në Real Madrid Sports City këtë të hënë në...