16 Shkurt 2026, 07:30
Nga DOSJA

ITALI - Skiatorja 19-vjeçare e nisi në mënyrë të shkëlqyer garimin e saj teksa në zbritjen e parë arriti të renditet në vendin e katërt me kohën 1 minutë 3 sekonda e 97 të qintat duke lënë pas emra si Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast.
Më mirë se skiatorja kuqezi në këtë zbritje bënë vetëm Federica Brignone, Lena Duerr dhe Sofia Goggia. Me këtë rezultat pritshmëritë që Colturi të hynte në zonën e medaljeve ishin shumë të larta.
Por në zbritjen e dytë 19-vjeçarja nuk arriti dot të japë më të mirën duke gabuar duke e mbyllur garimin e saj në këtë lëshim me kohën 1 minutë 10 sekonda e 85 të qintat për kohën e përgjithshme 2 minuta 14 sekonda e 82 të qintat për t’u pozicionuar në fund në vendin e 16-të.
Në garën e slalomin gjigant garoi edhe skiatorja tjetër shqiptare Semire Dauti, që u rendit në vendin e 44-t pas dy zbritjeve, ndërkohë e pafat ishte skiatorja nga Kosova, Kiana Kryeziu, që gaboi në zbritjen e parë duke mos e përfunduar garimin dhe si pasojë u skualifikua dhe nuk mori pjesë në lëshimin e dyte.
Përsa iu përket fitueseve, medalja e artë i shkoi Federica Brignones e kthyer në pistë pas të paktën 300 ditëve dëmtimi. Ndërsa Sara Hector dhe Thea Louise Stjernesund morën të dyja medalje të argjendtë pasi regjistruan kohë të njëjtë.
Gjithsesi skiatoret shqiptare do të zbresin në pistë sërish në 18 shkurt në garën e slalomit, ndërkohë që në 16 shkurt do të jetë gara e slalomit për meshkuj, ku do të garojë Denni Xhepa.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Shkurt 2026, 01:20
ITALI - Në raundin e njëzet e pestë të Serisë A, ndeshja midis Napolit dhe Romës në stadiumin Maradona përfundoi 2-2, ...
Sport
15 Shkurt 2026, 21:48
SHKODER - Vllaznia mori një fitore dramatike 2-1 ndaj AF Elbasanit në stadiumin 'Loro Boriçi', duke krijuar një shkëputje t&eum...
Sport
15 Shkurt 2026, 20:00
ITALI - Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, nuk u përmbajt në kritikat e ndaj sulmuesit Alvaro Morata, i cili është në mënyrë ...
Sport
15 Shkurt 2026, 19:30
Asensio dhe Hazard luajtën së bashku te Real Madridi
SPANJE - Eden Hazard i vari këpucët në gozhdë disa vite më par...
Sport
15 Shkurt 2026, 19:00
Klopp duket i lumtur në punën e tij të re te Red Bull
AUSTRI - Jürgen Klopp (58) duket i lumtur në rolin e tij të ri si ...
Sport
15 Shkurt 2026, 18:48
TIRANE - Partizani ka triumfuar përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit numër 211-të, të vlefshëm për javën e...
Sport
15 Shkurt 2026, 18:46
ELBASAN - Dinamo dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvi...
Sport
15 Shkurt 2026, 18:30
ZVICER - Është zyrtarizuar gjyqtari për ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve midis Ben...
Sport
15 Shkurt 2026, 18:00
Olmo, me autorin e ri të librit
SPANJE - Uebsajti i FC Barcelonës ndan historinë personale të një të riu nga Lleida, i c...
Sport
15 Shkurt 2026, 17:30
SPANJE - Është një sekret i hapur: La Masia është gjaku i jetës së Barçës. Një vend i shenjtë ku yjet...