"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Emra të tjerë që Ibra preferon janë Marc Van Bommel dhe Roberto De Zerbi. Të dy kanë një të kaluar si futbollistë te Milani dhe njohin mirë ambientin, teksa holandezi drejton aktualisht belgët e Royal Antwerp, ndërsa De Zerbi anglezët e Brighton.
ITALI - Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ardhshëm.
Media pranë milanezëve bëjnë me dije se me këtë çështje po merret ekskluzivisht Zlatan Ibrahimovic, i cili ëndrrën e madhe ka të sjellë në stolin e Milanit teknikun e mirënjohur italian Antonio Conte. Ibra është takuar disa herë me këtë të fundit, por problem krahas konkurrencës me Napolin, mbetet fakti që Conte kërkon garanci të shumta financiare, për të investuar në merkaton e verës dhe ndërtuar një skuadër konkurruese.
Pikërisht kjo është edhe pika që step kuqezinjtë, të cilët natyrisht që nuk mund të investojnë aq sa Conte do të donte për të ndërtuar menjëherë një Milan fitues, gati të konkurrojë për objektiva madhorë. Emra të tjerë që Ibra preferon janë Marc Van Bommel dhe Roberto De Zerbi. Të dy kanë një të kaluar si futbollistë te Milani dhe njohin mirë ambientin, teksa holandezi drejton aktualisht belgët e Royal Antwerp, ndërsa De Zerbi anglezët e Brighton.
Van Bommel duket një opsion i mundshëm, por edhe një bast i fortë për Ibrën, ndërsa De Zerbi rrezikon të mbetet vetëm një dëshirë, pasi ndaj tij kanë hedhur sytë klube me buxhete shumë më të mëdha si Bayern Mynih e Barcelona.
Krahas tyre, më poshtë në hierarki, në listën e Ibrës janë edhe emra si Gallardo, Galtier, Sergio Conceicao, Fonseca apo Julen Lopetegiu, teksa vendimi pritet të merret para Europianit, në mënyrë që me trajnerin e ri të planifikohet edhe merkatoja e verës.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Girona shpërtheu në fluturim këtë të shtunë, duke mposhtur Cadizin në La Liga (4-1). Megjithatë, ata nuk ishi...
ANGLI - Pep Guardiola i tërbuar, është paraqitur para mikrofonave në fund të fitores ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e FA&nb...
SPANJE - Kapiteni i Realit, Naço Fernández është një legjendë e vërtetë e klubit të bardhë. Ai ka kaluar d...
ANGLI - Arijanet Muriç është ngritur sërish në piedestal me skuadrën e tij, Burnleyn. Vetëm një javë pas gafë...
ANGLI - Arsenal rikthehet te fitorja në Premier League, ndërsa merr tri pikët në transfertën e Wolverhampton, në takimin e jav&e...
SPANJE - Real Madrid e eliminoi Manchester Cityn nga Champions League. Pas 3-3 në Madrid dhe 1-1 në Mançester, “klu...
TURQI - Një nga menaxheret dhe bashkëshortja e një prej futbollistave më të njohur, e argjentinasir Mauro Icardi, Wanda Nara, ...
ANGLI - Manchester City ka hedhur shpejt pas krahëve eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe ia ka dalë të triumfojë me rezultatin minimal...
GJERMANI - Bayern Munich “shkatërron” me pesë gola skuadrën e Union Berlin në “An der Alten Forsterei” në tak...
RROGOZHINE - Egnatia përmbys Laçin dhe fiton në transfertë me rezultatin 2-1, duke i dhënë fund ecurisë pozitive të ...