"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka rrëzuar përfundimisht ankesën e paraqitur nga Sporting Lisbona ndaj Interit, duke konfirmuar se klubi zikaltër nuk detyrohet të paguajë asnjë dëmshpërblim për transferimin e Joao Marios te Benfica.
ITALI - Një vendim që vlen plot 30 milionë euro. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka rrëzuar përfundimisht ankesën e paraqitur nga Sporting Lisbona ndaj Interit, duke konfirmuar se klubi zikaltër nuk detyrohet të paguajë asnjë dëmshpërblim për transferimin e Joao Marios te Benfica.
Çështja ‘Joao Mario’: nga milionat te prishja e kontratës
Historia nisi në verën e vitit 2016, kur Interi pagoi 44 milionë euro për të sjellë Joao Marion nga Sporting Lisbona, menjëherë pas një Europiani fantastik me Portugalinë. Bashkë me Gabigol, ai përfaqësonte simbolin e merkatos së parë të epokës Suning.
Por aventura e portugezit në Milano rezultoi zhgënjyese: performanca nën pritshmëri dhe mungesë intensiteti e shoqëruan që nga ndeshjet e para, duke marrë edhe fishkëllimat e ‘San Siros’. Pas disa huazimeve të njëpasnjëshme tek West Ham-i, Lokomotiva e Moskës dhe një rikthim te Sporting-u, Inter vendosi të ndërpriste kontratën me të.
I lirë nga çdo detyrim, Joao Mario firmosi më pas me rivalët e përjetshëm të ish-klubit të tij, Benfica – një veprim që bëri shyu Sporting-un të kërkonte 30 milionë euro dëmshpërblim, duke pretenduar se në marrëveshjen fillestare kishte një klauzolë që ndalonte Interin ta transferonte lojtarin te një klub tjetër portugez.
Përplasja ligjore dhe vendimi përfundimtar
Fillimisht, Sporting-u iu drejtua FIFA-s, e cila hodhi poshtë pretendimin, duke mos gjetur asnjë shkelje nga ana e Interit. Megjithatë, portugezët e çuan çështjen më tej, duke apeluar në KAS – por edhe këtu u përballën me një refuzim të prerë.
Vendimi i fundit i jep fund një sagë ligjore disavjeçare dhe i kursen Interit një pagesë të rëndë për një lojtar që, në fund të fundit, nuk arriti kurrë të lërë gjurmë në Milano. Pas 44 milionëve të investuara, zikaltrit shmangin të paktën një tjetër goditje financiare.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Vetëm pak çaste para nisjes së sesionit të parë të provave të lira për fundjavën e garave, Formula 1 njoft...
TIRANE - Vllaznia – Dinamo City është ndeshja e parë e fazës “Final 4” që do të luhet të dielën, m&eum...
SHBA - David Beckham mbush 50 vjeç. Dhe ne, burra të vegjël të konsumuar nga zilia ndaj atyre që patën fatin të lindnin t...
ITALI - Rezultatet e shumëpritura të testeve të kryera ndaj Lautaros, pas dëmtimit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales s...
ITALI - Edicioni i ardhshëm i Superkupës së Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite. Gjatë Asamblesë s&...
ARGJENTINE - Federata e Futbollit të Angolës (FAF) konfirmoi sot se kombëtarja e futbollit e Angolës, e drejtuar nga portugezi Pedro Gon&cce...
ARABIA SAUDITE - Jorge Jesus nuk është më trajner i Al Hilal, raporton gazeta saudite Al-Riyadh. Siç u raportua më herët kë...
ARABIA SAUDITE - Pas Jorge Jesus, i cili do të largohet nga komanda e Al Hilal, edhe Al Nassr po përgatitet të shkarkojë trajnerin e sa...
ANGLI - I lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2027, Pep Guardiola tashmë ka një siguri në lidhje me të ardhmen e tij: të b&eu...
GJERMANI - Thomas Muller pritet të largohet nga Bayern Munich së shpejti, pas një karriere legjendare që zgjati më shumë se p...