"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
I pari që ka fituar 4 çmime si lojtari më i mirë nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP)
FRANCE - Kylian Mbappé u zgjodh këtë të dielë, si lojtari më i mirë i Ligue 1 franceze për edicionin e katërt radhazi, çmim i sindikatës së futbollistëve vendas, që përcaktohet me votën e kolegëve të tyre.
Që nga fillimi i dhënies së këtyre çmimeve në vitin 1994, asnjë lojtar nuk kishte marrë më parë katër çmime, si futbollisti më i mirë nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP), ndërkohë që tri herë e kishte fituar suedezi Zlatan Ibrahimovic .
Mbappé e ka fituar çmimin në katër edicionet e fundit, ndërsa në vitin 2020 çmimi u anulua për shkak të pandemisë.
Sulmuesi e mori çmimin nga trajneri, Didier Deschamps, në një gala në Paris dhe fjalët e para ai ia kushtoi shokut të skuadrës Sergio Rico, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u rrëzua nga kali në Andaluzi (Spanjë).
Rivalët e tij për këtë çmim ishte bashkëlojtari i tij argjentinas Leo Messi, si dhe ata nga Lens, Seko Fofana dhe Loïs Openda dhe Jonathan David i Lille.
“Është një privilegj të luash me futbollistë si Messi”,- tha sulmuesi 24-vjeçar, i cili siguroi se ka pasur gjithmonë “ambicjen për të shënuar historinë”, por pranoi se “nuk e mendoja ta bëja kaq shpejt."
Sulmuesi e mori çmimin një ditë pasi fitoi titullin e tij të gjashtë me PSG-në, pjesërisht falë 28 golave të tij, të cilëve u shtoi shtatë të tjerë në Champions League, ku klubi i tij u eliminua në raundin e 16-të.
Mbappe është në garë për të përfunduar sezonin e pestë si golashënuesi më i mirë, i cili do të barazonte me Jean-Pierre Papin. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, ai ka një gol më shumë se Alexandre Lacazette i Lyon.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Roberto Mancini ka publikuar listën me 26 lojtarët e thirrur me Italinë për të luajtur në ‘play-off’ fina...
FRANCE - Neymar preferoi të merrte pjesë në një turne pokeri dhe në Grand Prix të Monacos, në vend që të festonte t...
FRANCE - Novak Djokovic e nis me këmbë të mbarë aventurën në Roland Garros teksa mposhti në tre sete me shifrat 6-3, 6-2 dhe ...
TIRANE – Pas klasifikimit të skuadrave në çdo kampionat është edhe klasifikimi I futbollistëve dhe padyshim që më...
ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, pas fitores 5-1 ndaj Wolverhampton, ka folur me fjalë të zgjedhura për mesfushorin kosovar, i ci...
TIRANE - Igli Tare do të largohet në fundin e këtij edicioni nga Lazio, klub ku mban postin e drejtorit sportiv prej vitit 2008. Tare ësht&e...
TIRANE - Partizani është kurorëzuar kampion i këtij edicioni të “Abissnet Superiore”-s. Të kuqtë përfunduar ...
ITALI - Largimi i Luciano Spalletti nga pankina napolitane u bë e ditur të hënën në mëngjes, pas deklaratave të presiden...
TIRANE - Tirana nuk ia doli të fitojë titullin kampion teksa u ndal në javën e parafundit nga Bylis mes shumë polemikave për gjyqt...
DURRES - Tirana u shkurorëzua nga Partizani ditën e sotme. Bardheblutë për shkak të përballjeve direkte humbasinn titullin kampion...