"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Gjatë një bisede me Ibai Llanos, ku “streamer”-i i dhuroi një “kuti misterioze” të personalizuar, me gjëra që mund t’i pëlqejnë, mes tyre jamón-i dhe djathi.

SPANJE - Sezoni i parë i Kylian Mbappe si futbollist i Real Madridit nuk po shkon ashtu siç e kishte imagjinuar kur pranoi ofertën e klubit madrilen, verën e kaluar. Edhe pse është në garë për “Pichichi” (golashënuesin më të mirë të La Liga-s), francezi nuk ka pasur vazhdimësinë që priste, ekipi i tij ka qenë larg nivelit për të konkurruar me rivalin e përjetshëm, Barcelonën, e cila është vetëm disa ndeshje larg fitimit të tripletës sezonale për herë të tretë në historinë e saj.
Përtej fushës së lojës, sulmuesi francez mbërriti në Spanjë me një pjesë të adaptimit të bërë, pasi tashmë fliste spanjisht rrjedhshëm, diçka që padyshim e ndihmoi në kontaktin e parë me klubin e ri.
Nuk dihej nëse Mbappe ishte njohur më parë me kënaqësitë e kuzhinës spanjolle, një aspekt që ka pasur mundësi ta shijojë gjatë muajve të qëndrimit në kryeqytetin spanjoll. Edhe pse kuzhina e lartë franceze është e njohur në të gjithë botën, e vërteta është që kuzhina spanjolle i afrohet shumë, nëse nuk e tejkalon.
Franca është ende përpara në numrin e yjeve Michelin, por në shije, gjithçka është çështje preferencash. Tani është bërë e ditur se pjata e preferuar e yllit francez, mes opsioneve të pafundme të kuzhinës spanjolle, nuk kërkon kuzhinierë të famshëm apo udhëtime të gjata. Mbappes, më shumë nga gjithçka i pëlqen jamón-i (proshuta spanjolle).

Këtë e konfirmoi disa ditë më pare, gjatë një bisede me Ibai Llanos, ku “streamer”-i i dhuroi një “kuti misterioze” të personalizuar, me gjëra që mund t’i pëlqejnë, mes tyre jamón-i dhe djathi. “Ky kombinim më çmend. Që kur kam ardhur në Spanjë, përpiqem të gjej vende ku mund të ha jamón”, zbuloi sulmuesi, i cili njihet për pasionin e tij ndaj mishit të mirë.
Madje, është parë edhe në disa restorante mishi, megjithëse rrallë për shkak të axhendës së ngjeshur që ka si futbollist elitar.
B.T (Dosja.al)
KOSOVE - Drita ka shënuar edhe një sukses të madh në historinë e saj, duke u shpallur kampione e Kosovës për herë t&eu...
ARGJENTINE - Wanda Nara nuk pushon së mahnituri dhe lë derën hapur për një rindezje të mundshme të dashurisë me Mauro ...
ITALI - “Një model i ri flokësh i zhbllokuar”, shkroi Rafael Leao në një story të postuar në Instagram....
SPANJE - Pas një prilli të ndërlikuar dhe të dhimbshëm, me një përjashtim ndaj Alaves (1-0, më 13 prill) dhe vetëm ...
ITALI - Lazio fiton në Empoli dhe siguron tre pikë të rëndësishme në garën për Ligën e Kampion...
ITALI - Një djalë 26-vjeçar, Riccardo Claris, një tifoz i rregullt te Atalanta Curva Nord, u qëllua për vdekje me thi...
SPANJE - "Szczesny do të jetë portieri të martën kundër Interit dhe Real Madridit." Hansi Flick nuk ka dyshime për kët&e...
ZVICER - Përballja vendimtare e kësaj të marte (ora 21:00) në Milano midis Interit dhe Barcelonës thuajse erdhi. Nj&eum...
SPANJE - Tani ka një shpjegim zyrtar për vonesën në fillimin e pjesës së dytë mbrëmë në stadiumin Pucela ...
ITALI - ‘Mrekullia’ Lautaro Martínez tani po hyn në fazën e tij të fundit. Interi lëshoi një deklaratë m...