28 Shkurt 2024, 09:30
Nga DOSJA

ANGLI - Pas humbjes në finalen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit të dielën e kaluar, shanset e Chelseat për të marrë diçka pozitive nga ky sezon janë zvogëluar shumë. Kjo pasi skuadra është në vendin e 11-të në Premier League dhe investimi miliona dollarësh në skuadrën aktuale nuk po ka kthimin e pritur sportiv.
Kështu, trajneri i skuadrës Mauricio Pochettino pranoi këtë të martë në një konferencë për shtyp, se nuk e di të ardhmen e tij te Chelsea përtej këtij sezoni: “Nuk është në dorën time. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me pronarët (Todd Boehly dhe Behdad Eghbali). Varet nga ata nëse më besojnë apo jo. Nuk është vendim i trajnerit”.
Todd Boehly dhe Behdad Eghbali
Argjentinasi zbuloi edhe bisedën që pati me Eghbalin, pas humbjes në finale nga Liverpool: “Ne ndamë mendimet tona për ndeshjen dhe mundësinë që humbëm për të fituar një trofe, sepse mendoj se luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave. Krijuam mundësitë më të mira, nuk ishim mjaft efektivë, por kështu ka ndodhur që nga fillimi i sezonit.”
Pochettino siguroi gjithashtu se pronarët "treguan mbështetjen e tyre" dhe se "Todd dha një mesazh pozitiv" për skuadrën blu .
Mundësia e vetme e Chelseat për të fituar një trofe këtë sezon do të jetë FA Cup. Londinezët luajnë me Leeds (nga Championship) në raundin e 5-të të turneut të enjten.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Shkurt 2024, 09:00
GJERMANI - Lamine Yamal mund të jetë ende vetëm 16 vjeç, por tashmë ai do të jetë një lojtar i dëshiruar n...
Sport
28 Shkurt 2024, 08:30
GJERMANI - Pikërisht në orët e para të së martës së 27 shkurtit, Kevin Volland u grabit në rrugët e Ber...
Sport
28 Shkurt 2024, 08:00
ITALI - Premtimi i Lewis Hamilton dhe Ferrarit për të mos folur për vitin 2025, kur ulja e pilotit anglez te ‘kokëkuqja&rs...
Sport
28 Shkurt 2024, 07:30
SPANJE - Mallorca është rikthyer në finalen e Kupës së Mbretit pas një pritjeje 21-vjeçare, pasi mposhti Real Sociedadin ...
Sport
27 Shkurt 2024, 23:42
ANGLI - Manchester City kualifikohet lehtësisht në fazën e 1/8-ave të FA Cup, teksa mposhti thellë 2-6 Lutonin. Por më shumë ...
Sport
27 Shkurt 2024, 22:09
ITALI - Interi kryeson kampionatin italian me meritë, me 9 pikë më shumë se Juventusi, distancë që mund të shkojë në...
Sport
27 Shkurt 2024, 22:06
PORTUGALI - “Taremi është një lojtar i rëndësishëm, por ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta mbajtur&r...
Sport
27 Shkurt 2024, 20:52
FRANCE - Kylian Mbappe vizitoi Champs Elysees me ftesë të Emmanuel Macron. Presidenti francez e ftoi superyllin e kombëtares s&eum...
Sport
27 Shkurt 2024, 20:41
PORTUGALI - Adrian Bajrami rinovon kontratën me klubit e njohur portugez, Benfika. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar, pjesë e Benfikës B...
Sport
27 Shkurt 2024, 19:38
SHBA - Dominic Wilkins u vesh si dhëndër në moshën 64 vjeçare. Ylli veteran i NBA-së është martuar për her&e...