Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

TIRANE - Shqipëria sfidon sot në një ndeshje miqësore kombëtaren e Luksemburgut. Policia ka njoftuar planin e masave dhe ka bërë të ditur për qytetarët edhe rrugët që do të bllokohen.
Mes akseve që pritet të bllokohen është edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të zhvillohet protesta. Para ndeshjes me Izraelin kishte përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, teksa mbetet për t’u parë qasja e sotme.
“Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Luksemburgut, që do të zhvillohet më datë 06.06.2026, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.
Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hoteli “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrës për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;
-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
-Te sheshi “Ëillson”, ku lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.
Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e mjeteve.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes së banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të telefonave celularë, mjeteve dhe produkteve kozmetike, si dhe sendeve të tjera të forta që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Hyrja në stadium fillon në orën 18:00.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar një numër të konsiderueshëm punonjësish policie”, shkruan Policia e Shtetit.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Në një bisedë të lirë gjatë fluturimit papal, Ati i Shenjtë u vu përpara zgjedhjes së vështirë...
Kombëtarja në ndeshjen ndaj Izraelit TIRANE - Në krahasim me ndeshjen përballë Izraelit, rotacioni për sfidën e sotme nd...
TURQI - Vincenzo Italiano është zyrtarisht trajneri i ri i Besiktas, duke filluar kështu një periudhë profesional...
FRANCE - Në prag të Kupës së Botës së tij të fundit si trajner i ekipit kombëtar francez, Didier Deschamps i afrohet s...
SHBA - FIFA ndoshta e kishte tepruar pak dhe kishte shkaktuar polemika duke u njoftuar mbajtësve të biletave të Kupës së Bot&eum...
ITALI - "Kam respekt të madh për ata që punojnë te Juvja sot, dhe e di shumë mirë se në varësi të pozicionit t&eu...
BELGJIKE - Paradoksi i Mile Svilar. Pasi ka fituar çmimin e portierit të Serie A për të dytin vit radhazi, numri një i Ro...
SHBA - Një vit më vonë, makthi i alarmeve të menjëhershme për ndeshjet e futbollit në Shtetet e Bashkuara ës...
HUNGARI - Pozicioni i parë në Hungari, raundi i tetë i Kampionatit Botëror MotoGP 2026, i takon Marc Márquez. Spanjoli ishte m...
ANGLI - Federico Chiesa mezi pret të rikthehet në lojë dhe po synon Serie A, ligën ku ai u rrit duke luajtur për Fiore...