22 Gusht 2023, 22:34
Nga DOSJA
FRANCE - Marquinhos, lojtari më i vjetër i PSG-së pas Marco Verrattit (italiani nuk llogaritet nga Luis Enrique), u zgjodh kapiten para ndeshjes me Toulouse (1-1), por pas disa mosmarrëveshjeve të brendshme, votimi u përsërit këtë të martë dhe për të mos lënë asnjë dyshim, vota ishte e fshehtë. Në këtë votim të dytë, braziliani Marquinhos fitoi sërish.
Danilo Pereira ishte kapiten në përballjen e parë të Ligue 1, ndaj Lorientit (0-0), sepse Marquinhos e nisi ndeshjen në stol. Ai rifitoi statusin e tij në mbledhjen e dytë, pas zgjedhjeve të para, gjë që solli mosmarrëveshje të brendshme.
Marquinhos ishte kapiten në sezonet e fundit, kur trajnerë ishin Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino dhe Christophe Galtier. Megjithatë, Luis Enrique e bëri të qartë se zgjedhja e kapitenit nuk duhet të jetë një çështje e tij, por e lojtarëve.
“Për mua është shumë e thjeshtë: nuk i zgjedh unë kapitenët. Janë lojtarët ata që zgjedhin kapitenin. Ata votojnë dhe vendosin se kush i përfaqëson. Përvoja ime më thotë se nuk më takon mua të zgjedh. Ky do të ishte kapiteni i trajnerit. Jo, dua një kapiten të lojtarëve”,- tha trajneri.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Gusht 2023, 22:15
ANGLI - Manchester City duhet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Bernardo Silvës këtë të martë, sipas &ld...
Sport
22 Gusht 2023, 19:08
SPANJE - Marcos Alonso fillon të shohë veshët e ujkut. Fakti i të qenit një nga lojtarët e paktë në skuadër q&...
Sport
22 Gusht 2023, 18:47
GJERMANI - Gjermania është e shqetësuar për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i komb&e...
Sport
22 Gusht 2023, 18:35
GJERMANI - Neymar i ka thënë lamtumirë futbollit evropian dhe ka nënshkruar me Al-Hilal. Futbollisti brazilian i thotë lamtumir&e...
Sport
22 Gusht 2023, 18:19
ARABI SAUDITE - Kur dhjetorin e kaluar, në mes të Botërorit të futbollit që po mbahej në Katar (shteti i parë arab që ...
Sport
22 Gusht 2023, 17:59
SPANJE - Pedro Sánchez, ushtrues i detyrës së Presidentit të Spanjës, është paraqitur në Pallatin Moncloa, pas bised&e...
Sport
22 Gusht 2023, 17:24
ANGLI - Mason Greenwood (21) konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez dhe më pas shkaktoi një...
Sport
22 Gusht 2023, 17:14
ANGLI - Manchester City ka njoftuar se Pep Guadiola i është nënshtruar një operacioni të vogël në shpinë. "Menaxher...
Sport
22 Gusht 2023, 16:02
GJERMANI - Në mes të një vale kritikash ndaj Luis Rubiales, presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol, pas&nbs...
Sport
22 Gusht 2023, 15:46
ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka treguar një sens humori, pasi u gjobit për parkimin e gabuar të makinës së tij.
...