22 Maj 2022, 15:30
Nga DOSJA
Armand Duka dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka arritur të bëjë bashkë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj e kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas përplasjeve të bujshme gjatë zgjedhjeve që u pasua me një tritol në derën e kreut të FSHF-së. Të dy ndodhen në ambientet e kryeministrisë ku është ekspozuar trofeu i Kupës së Botës.
Trofeu i turneut “FIFA World Cup” në Tiranë, do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”.
Ç’ndodhi mes Veliajt e Dukës?
Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit nisën me një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, që fitoi mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Veliaj deklaronte publikisht se kishte marrë zotimin për të pastruar futbollin siç e ka quajtur ai vetë nga ‘llumi i Shijakut’ duke i kujtuar presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Futbollitt rastin e ish-presidentëve të FIFAs, Josef Blater dhe Michel Platini. Ai e akuzoi Dukën për shpërdorimin e rreth 2.1 milion euro fonde të UEFA-s dhe FIFA-s. FSHF iu përgjigj duke publikuar dokumentacionet zyrtare dhe auditet për të hedhur poshtë të gjitha akuzat. Ndërkohë që me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe anëtarëve të Shoqatës Tirana iu bë shantazh apo ofertë në shuma të mëdha parash, për t’u tërhequr apo për të ndryshuar zgjedhjen e tyre, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n duke i vënë në dispozicion edhe një material videopërgjim ku vërtetohet sipas tyre tentativa e korruptimit dhe oferta që i është bërë.
E fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistit. Por ndryshe nga postimi i Veliajt, Mema në një intervistë pas postimit theksoi se ishte kërcënuar me prokurori dhe se nuk ishte në dijeni të postimit të kryetarit në foton e bërë nga Gjergji Muzaka, aktualisht drejtori i sporteve në Bashkinë e Tiranës. Madje për Dosja.al bëri me dije se shantazhin e Veliajt do ta dërgojë edhe Gjykatë. Më pas bashkia e Tiranës publikoi një lajm, i cili theksonte faktin e hetimeve që kryebashkiaku ka kërkuar ndaj presidentit të FSHF-s duke përfshirë SPAK, DEA, FBI, Ambasadën Amerikane dhe atë angleze, duke ushtruar kështu presion të hapur për zgjedhjet e sotme.
Prokuroria e Tiranës nisi një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Vetëm pak orë më pas FSHF ka organizuar një konferencë shtypi, ku denoncoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për presion të hapur para zgjedhjeve për shoqatën rajonale të Tiranës. FSHF vuri në dispozicion edhe një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale. Po ashtu, Veliaj i drejtohet edhe Sulejman Memës, një figurë e njohur e futbollit shqiptar dhe kandidat për kreun e kësaj shoqate, duke i kërkuar ‘llogari’ se si ka mundësi që Duka i ka marrë burrërinë.
Kjo audio i është vënë në dispozicion Prokurorisë, kësaj herë nga FSHF, ku Duka pretendon se ndaj tij po ushtrohet presion politik. Edhe pse audio është bërë virale e të gjithë kanë dëgjuar për çfarë bëhet fjalë, Veliaj e ka kaluar me një shpjegim akoma më të pabesueshëm: Ishte një bisedë mes çunash! Lufta mes tyre zhvillohet në gjykatë tashmë, por në aktivitete nuk mungon asnjëri.
(F.m/dosja.al)
Sport
22 Maj 2022, 15:32
ITALI- E pabesueshme çfarë ndodhi në takimin Spezia-Napoli. Në një ndeshje pa asnjë rëndësi për klasifikimin, r...
Sport
22 Maj 2022, 13:22
Foto ilustruese
TIRANË-Prej më shumë se disa javësh, e gjithë bota e futbollit ka kthyer sytë nga kryeqyteti i Shqipëris...
Sport
22 Maj 2022, 12:04
FRANCE - Kylian Mbappé nuk ishte i vetmi lajm për skuadrën e PSG-së në merkaton fillestare të verës në futbollin ...
Sport
22 Maj 2022, 11:34
SPANJE – “Kur mbërrita, Miguel Ángel Gil Marín, administratori i Atlético Madridit, më kërkoi kat...
Sport
22 Maj 2022, 11:27
KILI - Nëse Universidad Catolica humbet, natën e së shtunës ndaj të dielës në Rancagua, në terrenin e Audax Italiano (2-...
Sport
22 Maj 2022, 11:02
SPANJE - Një ditë pas njoftimit të zgjatjes së kontratës të Kylian Mbappé me Paris-Saint-Germain deri në vitin 2025,...
Sport
22 Maj 2022, 10:31
ITALI - Ekranet e mëdha të mohuara, eksodi biblik, pritje spazmatike nga radiot e viteve '70, stadiume të mbushura me njerëz, netë pa g...
Sport
22 Maj 2022, 10:07
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar se si nisi ambicia për të pritur një finale europiane, ...
Sport
22 Maj 2022, 07:29
ITALI - Milanit i mjafton një pikë për t'u shpallur kampion i Italisë. Pengesa e fundit quhet Sassuolo dhe Stefano Pioli...
Sport
22 Maj 2022, 07:07
ITALI - “Finalja është 50-50, por ne do të bëjmë çmos për ta sjellë atë në 51-49 për ne”.&n...