LIVE UPDATES
Sport

Duka: "Ja pse UEFA ia besoi FSHF-së organizimin e finales së Conference League"

“Janë pjesë e protokollit të UEFA-s, si në çdo vend tjetër, Kryeministri, Presidenti, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe disa institucione të tjera. E gjithë tribuna e stadiumit do të konsiderohet VIP dhe nuk ka qenë në shitje, por është protokoll dhe me ftesa”

22 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
Duka: "Ja pse UEFA ia besoi FSHF-së organizimin e finales së

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar se si nisi ambicia për të pritur një finale europiane, siç është ajo e Conference League, duke treguar procesin e kandidimit dhe rruga që u ndoq për të shkuar deri në vendimmarrjen e UEFA-s.

Në një intervistë për “Klan News” numri një i qeverisë së futbollit ka folur për masat e marra, sigurinë e eventit, si funksionojnë biletat, figurat VIP që do të jenë në Tiranë për të ndjekur Roma-Fejnord apo edhe të ardhurat që mund të gjenerohen. Gjithashtu, presidenti Duka ka vlerësuar edhe procesin e vullnetarëve që është një eksperiencë e re për vendin tonë, por interesi ka qenë vërtetë i lartë.

Ambicia për të pritur finalen europiane - “Që në nisjen e ndërtimit të stadiumit “Air Albania” në Tiranë kemi pasur ambicien që me përfundimin e projektit të kemi një finale apo një kompeticion të rëndësishëm në Tiranë. Kemi nisur aplikimet që kur ishim në fazën e ndërtimit të impiantit, kemi aplikuar për finalen e Superkupës, kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin e domosdoshëm, por duke qenë se ishim në fazë ndërtimi, nuk kemi fituar tenderin për Superkupën e Europës. Më vonë kemi aplikuar përsëri në momentin që u shpall kompeticioni i ri UEFA Conference League, duke pasur parasysh që ishte një garë më reale, pasi Superkupa mund të konsiderohet më shumë honorifike, kështu që ne kishim objektiv më madhor marrjen e Conference League dhe aplikuam. Administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit ka plotësuar të gjithë dokumentacionin me të gjitha institucionet e tjera shqiptare në bashkëpunim. Kemi plotësuar dosje voluminoze në mënyrë korrekte, kemi marrë pjesë në një tender dhe jemi kualifikuar si një vend dhe stadium që mund të organizojë një finale të tillë dhe pastaj Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që fituesi për finalen historike të Conference League 2022 të jetë Shqipëria”.

Kapacitetet e stadiumit për finalet europiane - “Le ta konsiderojmë fatin tonë këtë që në edicionin e parë nuk kishte kritere të një kapaciteti më të madh, por ishim brenda kritereve me një stadium të kapaciteteve të tilla. Do të ishte e pamundur nëse kriteret do të ishin për një stadium më të madh. Ne i kemi plotësuar kushtet dhe është vendosur. Gjithashtu edhe finalja e Superkupës nuk ka pasur kriterin e një kapaciteti më të madh spektatorësh. Tashmë duke parë interesin e madh që ka kjo finale, duke parë kërkesën e madhe të spektatorëve për të ndjekur finalen në të ardhmen mendoj që kriteret mund të ndryshojnë dhe do ta bënin të pamundur për ne. Me të gjitha këto masa, me traditën shqiptare të mikpritjes, me impenjimin e FSHF-së, me impenjimin e UEFA-s, Policisë së Shtetit, administratës së aeroportit dhe qeverisë shqiptare besoj se çdo gjë do të shkojë mire”.         

Rregulloret & shpëndarja e biletave - "Mënyra apo praktika me të cilën shiten biletat është e njëjtë me të gjitha ndeshjet e tjera që organizon UEFA në të gjithë botën. E njëjta procedurë që ndiqet në kampionate europiane, në Champions League dhe në Conference League. Padyshim që një pjesë e biletave të stadiumit u jepet klubeve pjesëmarrëse finaliste për fansat e tyre, një pjesë sponsorëve, partnerëve dhe transmetuesve televizivë dhe një pjesë tjetër del në shitje të lire, në mënyrë të barabartë për të gjithë. Sado që të jetë kapaciteti i stadiumit, kurrë nuk plotësohen të gjitha kërkesat, por kush aplikon i pari merr biletën. Pra ka një praktikë shumë transparente të lajmëruar më parë dhe e njëjta gjë është ndjekur edhe në rastin tonë. Duke parë të dhënat e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë biletë, shqiptarët kanë qenë nga ata më të shkathëtit, që kanë qenë para kompjuterëve për të rezervuar një biletë dhe kanë për të marrë një numër të konsiderueshëm nga ato që kanë qenë në shitje për publikun e përgjithshëm. Edhe ato që kanë rezervuar një biletë shumë ditë më parë, e kanë marrë atë elektronikisht vetëm para tre ditësh dhe ajo mund të transferohet vetëm 2 herë dhe pastaj bëhet e pavlefshme. Pra janë marrë të gjitha masat që të minimizohet shitja e biletave në mënyrë abuzive. Megjithatë gjithmonë ka abuzime që mund të ndodhin, por besoj se janë shumë herë më minimaliste se sa ato që mund të komentohen apo ato që duan të bëjnë scoop-e”.

Pakënaqësitë e tifozëve holandezë“E kam dëgjuar edhe unë. Faktikisht, tifozët e të dy klubeve kanë patur kërkesë për shumë më shumë. Nga informacionet që kemi nga klubi i Romës ka pasur kërkesa prej 75 mijë biletash, në një kohë që ka marrë rreth 4 mijë të tilla në dispozicion. Me atë numër biletash që ka marrë Roma, bileta të cilat ua ka dhënë tifozëve që kanë abone vjetore, por jo të gjithëve sepse ka shumë më shumë. Të njëjtën sasi biletash ka marrë edhe Feyenoord, kështu që nuk ka asgjë të pabarabartë apo jo transparente në shpërndarjen e biletave. Kërkesa ka patur shumë më shumë, jo vetëm nga tifozët e Romës dhe Fejnordit, por nga e gjithë Shqipëria apo vende të tjera të Europës. Duke qenë se Italia është më afër padyshim që nga fqinjët ka më tepër kërkesa”.

Figurat publike që do të jenë të pranishëm në finale – “Janë të ftuar personalitete, kuptohet drejtues të vendit. Janë pjesë e protokollit të UEFA-s, si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri, Kryeministri, Presidenti, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe disa institucione të tjera. Pa dyshim që janë të ftuar edhe disa figura sportive të vendit, drejtues të FSHF-së, apo klubeve shqiptare. E gjithë tribuna e stadiumit do të konsiderohet VIP dhe nuk ka qenë në shitje, por është protokoll dhe me ftesa. Ndërsa në tribunën përballë, i gjithë komuniteti i futbollit është i pajisur me bileta, të gjithë anëtarët e FSHF-së, ish-futbollistë të ekipit kombëtar, domethënë është planifikuar që të jenë të pajisur me një biletë dhe ta ndjekin këtë finale në Tiranë. Do të ketë shumë pjesëmarrje në tribunën e stadiumit, Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, disa Presidentë Federatash homologe, si Presidenti i Federatës Italiane, Presidenti i Federatës Holandeze dhe disa federata të tjera. Ndërsa nga bota e futbollit të luajtur, mund të përmend disa emra si: Dejan Saviçeviç nga Mali i Zi apo Zibi Boniek i Polonisë, Francesco Totti i Romës, Antonio Conte, Luis Figo e disa të tjerë”.

Shifra që fiton Shqipëria nga kjo finale - “Kam dëgjuar që shifra që Shqipëria mund të përfitojë për këtë ndeshje është 140 milionë euro dhe m’u duk pak e lartë. Llogarita në telefon shpejt dhe sikur do të ketë 30 mijë njerëz që do të vijnë dhe nëse do të ketë çmim hoteli nga 1 mijë euro, fitimi është 30 milionë euro. Kështu që shifra e vërtetë është 140 milionë euro, një shifër shumë e lartë për Shqipërinë që është një benefit direkt. Por nuk është vetëm ky përfitimi që sjell organizimi i kësaj finaleje në Tiranë. Përfitimet janë shumë shumëplanëshe, është edhe imazhi i Shqipërisë, pasi kemi parë se më shumë se bota e futbollit gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur në qendër të vëmendjes Shqipërinë, Tiranën. Shumëkush ka qenë edhe skeptik se si Tirana mund të organizojë një event të tillë dhe madje kanë kritikuar edhe UEFA-n se si mund të vendosë për një finale në Tiranë. Por ja që e vendosi dhe ne mund ta organizojmë dhe dua vërtet t’i falënderoj ata që besuan te ne, sepse ne plotësojmë kriteret. Nuk ishin paragjykues me ne, Presidenti i UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe në të njëjtën kohë unë dua t’i garantoj, ata që na besuan dhe ata që janë skeptikë që kjo do të jetë finale historike edhe pse luhet për herë të parë, por edhe sepse do të ketë një organizim perfekt”.

Masat e sigurisë dhe vullnetarët - “Bindja ime që kjo finale do të shkojë mirë është e bazuar. Nuk është thjeshtë një propagandë. Është e bazuar në punën e përditshme që unë shoh, në impenjimin që kanë të gjitha institucionet shqiptare, që nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili është i angazhuar direkt në organizimin e finales dhe është direkt i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje apo mesazhin që ndihmon në organizmin e finales, duke parë angazhimin e Policisë së Shtetit, që ka nisur përgatitjet që tre muaj më parë me trajnimet që ka bërë me ekspertët europianë dhe të UEFA-s dhe me impenjimin e tyre. Një argument tjetër është vetë tradita e shqiptarëve për të mikpritjen. Ne asnjëherë nuk sillemi keq me mikun kështu kjo më bën të besoj se çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Është e vërtetë që kjo është një ndeshje futbolli dhe prodhon emocione, mes tifozerive mund të ketë fansa dhe huliganë, por me masat që janë marrë, duke vendosur të distancuar grupet tifozëve italianë dhe holandezë, qoftë edhe zonës miks, kam bindjen se do të shkojë gjithçka mirë. Më ka befasuar numri i vullnetarëve pasi në të gjithë organizimet ne nuk ishim mësuar më parë që të kishim vullnetarë në proces, por befasuar nga numri i aplikantëve për të qenë vullnetarë në organizimin e ndeshjes nga e gjithë Europa dhe Shqipëria. Ka pasur më shumë se sa 1 mijë aplikime, nga të cilët ne kemi zgjedhur 400 e që do të jenë pjesë e organizmit të ndeshjes”.

Bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës - “Personalisht nuk kam pasur kontakte me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por stafi i Federatës së Futbollit dhe administrata e Bashkisë bashkëpunojnë për të organizuar sa më mirë dhe për të qenë një event perfekt. Është pjesë e kritereve, ku Bashkia e Tiranës ka qenë e përfshirë që në përgatitjen e dosjes dhe është pjesë e organizimit të finales. Është e gatshme në çdo moment për të dhënë kontributin e saj dhe e mobilizuar maksimalisht për të qenë një finale e denjë. Çdokush e kupton që kjo ndeshje nuk ka një mbiemër, Duka apo Veliaj. Ndeshja ka një mbiemër “Shqipëria” dhe para interesit shqiptar të gjithë duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për të bërë më të mirën për futbollin shqiptar dhe pa dyshim edhe të Federatës dhe Bashkisë. Në fund të fundit ne jemi partnerë organizativë të UEFA-s dhe në rast negative, KE-ja e UEFA-s, ia ka besuar Federatës së Futbollit këtë aktivitet dhe nëse nuk do të shkojë mirë, jo vetëm do të na tërhiqet veshi apo do të krijojmë një opinion negativ para atyre që na besuan apo opinionit, por do të ulim shanset tona për të pasur aktivitete të tjera të rëndësishme në Shqipëri sepse pa dyshim që ky është kulmi i aktiviteteve të zhvilluara te ne. Ne do të pretendojmë akoma në të ardhmen për të pasur aktivitete të tjera. Duhet ta marrim notë maksimale para UEFA-s.

Finalja e Champions League në Shqipëri? - “Për momentin nuk mund ta presim sepse nuk kemi një stadium me kapacitete të tilla që kanë kriteret e CHL sot. Vetëm nëse Shqipëria do të ndërtojë një stadium me kapacitete të tilla, mund të pranohet. Por kompeticioni që mund të presim ne është kjo finale, ndonjë finale e Superkupës apo finale e të rinjve, për moshat U-19 dhe U-21, duke pasur parasysh edhe stadiumet që ne kemi tani në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Kukës”.

Me kë jam tifoz në këtë ndeshje? - “Kam marrëdhënie shumë të mira me të dyja federatat dhe klubet, por nuk mund ta fsheh që jam më afër Romës duke qenë më afër Italisë dhe duke qenë se kam edhe një motiv më shumë. Në gjirin e Romës kemi një futbollist shqiptar, Marash Kumbulla, për të cilin uroj shumë që ta shohim në fushë ditën e finales dhe të ketë suksese e të rritet akoma më shumë për veten e tij dhe për Shqipërinë”.

Si ndihem unë për këtë finale? - “Unë mendoj që të gjithë kritikët më të mëdhenj, disa vite më parë nuk e kanë ëndërruar që Shqipëria mund të organizojë një finale, apo që Shqipëria mund të luajë në një kompeticion europian si në Francë 2016, apo që Shqipëria do të ishte në vend të parë në grup në Nations League apo në vend të tretë në grup në eliminatoret e Botërorit. Ky ishte kulmi për nga pikëpamja organizative dhe besoj që edhe ata që nuk e kanë ëndërruar, kritikët më të mëdhenj do ta shijojnë finalen e sjellë nga UEFA apo FSHF”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja