9 Mars 2023, 18:44
Nga DOSJA
SPANJE - Robert Lewandowski ka folur për momentin aktual të Barcelonës dhe kujtoi se skuadra e Xavi Hernández po kalon një proces përshtatjeje me futbollin modern, madje duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e ‘tiki-taka’-s sot.
"ADN-ja e Barcelonës është gjithmonë në kërkim të një loje të mirë, por futbolli ka ndryshuar. Ne duhet të përshtatemi. Futbolli i Barcelonës 10 vjet më parë nuk funksiononte në të njëjtën mënyrë si tani. ‘Tiki-taka’ mund të mos funksionojë më tani", tha sulmuesi, i cili vuri në dukje se çfarë shkoi keq që katalanasit u eliminuan në fazën e grupeve të Champions League.
"Në Champions League, dëmtimet i komplikuan gjërat. Ne kemi një ekip shumë të ri dhe ishte një përvojë e re për të gjithë. Ishte e vështirë. Gabimet e vogla ndonjëherë janë shumë të shtrenjta. Nëse dëshiron të fitosh, nuk mund t'i bësh ato gabime.
Në Europa League, barazimi ishte shumë i balancuar. Tani jemi të fokusuar në La Liga dhe Kupën e Spanjës”,- tha ai, duke shtuar se përpiqet të ndihmojë më të rinjtë “jo vetëm me gola”, por edhe me “sjelljen dhe mentalitetin e tij. "
Aktualisht, 34-vjeçari, Lewandowski ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2026, por thotë se nuk mendon, se për sa kohë do të përfaqësojë vetëm katalanasit. "Dua të luaj në nivelin më të lartë për disa vite të tjera, nuk do të jetë një ose dy, do të jenë më shumë. Këtu e kuptojnë, në më shumë se një klub,"- pranoi ai duke iu referuar motos së Barçës.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Mars 2023, 18:37
GJERMANI - Mbrëmë, Bayern mposhti PSG 2:0 në ndeshjen e kthimit të fazës së 16-të të kompeticionit më të mir&e...
Sport
9 Mars 2023, 18:32
ANGLI - Duke përmendur kohën e shkurtër për përgatitjen dhe rikuperimin e lojtarëve pjesëmarrës në Kupën e B...
Sport
9 Mars 2023, 18:27
Rúben Amorim, aktualisht trajner i Sportingut
ANGLI - 'The Athletic' jep, këtë të enjte, një listë të trajnerëve ...
Sport
9 Mars 2023, 18:21
FRANCE - Duket gjithnjë e më pak e sigurt se Messi do të dëshirojë të qëndrojë në Paris, dhe për t'i bër&...
Sport
9 Mars 2023, 17:46
SPANJE - Për të kuptuar publikimin e fundit në Instagram nga Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, duhet t&...
Sport
9 Mars 2023, 17:24
FRANCE - PSG po punon tashmë se si të rindërtojë projektin për sezonin e ardhshëm dhe të rikthehet në rrugën e duhu...
Sport
9 Mars 2023, 17:07
FRANCE - Debati se cili është më i suksesshmi në historinë e futbollit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon të zgjas&e...
Sport
9 Mars 2023, 17:02
ANGLI - Legjenda e futbollit anglez dhe e Liverpoolit, Jamie Carragher , ka kritikuar ashpër Paris Saint-Germain pas eliminimit në fazë...
Sport
9 Mars 2023, 16:56
ITALI - Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League i sjell Milanit një prestigj të ri në skenën ndërkombë...
Sport
9 Mars 2023, 16:54
SHBA - Pas ndeshjes së NBA mes Miami dhe Cleveland para Heat Hall, pati një takim interesant mes boksierit legjendar Floyd Mayweather dhe Yo...