16 Dhjetor 2025, 15:23
Nga DOSJA

ITALI - Klubi i Lecce-s ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjendjen shëndetësore të mesfushorit Medon Berisha, i cili u detyrua të lindte me barrelë fushën gjatë ndeshjes kundër Pisa. Nuk ka alarm për futbollistin e Kombëtares, të cilit do t’i duhet vetëm deri në një muaj e gjysmë për t’u rikuperuar.
“Lecce bën me dije se futbollisti Medon Berisha, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Lecce-Pisa, ka kryer këtë mëngjes rezonancën magnetike, që ka treguar një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e djathtë”,- shkruhet në njoftimin e klubi italian.
Për rikuperimin e dëmtimeve të tilla duhen zakonisht nga 3 deri në 6 javë. Mesfushorit të Kombëtares shqiptare do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave në rastin më të keq një muaj e gjysmë. Qetësi pas këtij lajmi, pasi në momentin e parë u duk se kishim të bënim me një dëmtim të rëndë, kur ai doli nga fusha me barrelë.
Medon Berisha po kalonte një formë shumë të mirë në kampionatin italian, me gola dhe asiste, që e kishin shpallur disa herë si lojtarin më të mirë të ndeshjes. Trajneri Sylvinho mund të rrijë i qetë, pasi do ta ketë të gatshëm këtë lojtar për sfida e marsit.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Dhjetor 2025, 15:14
ANGLI - Ka qenë vetë ish-mbrojtësi anglez ai që ka kujtuar se si penalltia që humbi në finalen e Ligës së Kampioneve n...
Sport
16 Dhjetor 2025, 15:05
KATAR - Fituesi i “Topit të Artë” 2025, Ousmane Dembélé, është në garë edhe për çmimin &ld...
Sport
16 Dhjetor 2025, 14:53
ITALI - Misioni i Superkupës italiane fillon për Milanin e Massimiliano Allegrit. Sot, kuqezinjtë do të udhëtojnë për ...
Sport
16 Dhjetor 2025, 13:22
ANGLI - Ruben Amorim u përball së fundmi me faktin, që në ndeshjet e fundit nuk po përdor disa nga lojtarët e rinj q&e...
Sport
16 Dhjetor 2025, 13:12
HOLANDE - Të dielën, Ajax publikoi një video në rrjetet sociale ku tregohet në detaje ndërtesa e re, që do t'i dedikohet t&...
Sport
16 Dhjetor 2025, 13:00
SPANJE - Sulmuesi polak Robert Lewandowski vazhdon të gjenerojë shumë spekulime në Katalonjë. Sulmuesi i Barcelonës ka një ...
Sport
16 Dhjetor 2025, 12:30
SPANJE - FC Barcelona e fillon mbrojtjen e Kupës së Mbretit larg vëmendjes së zakonshme, megjithëse kjo është...
Sport
16 Dhjetor 2025, 12:00
MEKSIKE - Sergio Ramos, mbrojtësi qendror spanjol, i tha lamtumirë Rayados de Monterrey, klubit meksikan me të cilin nënshkroi më...
Sport
16 Dhjetor 2025, 11:30
INDI - Një shtrëngim duarsh dhe një fotografi me Lionel Messin gjatë vizitës së tij në Indi u kushtoi tifozëve t&...
Sport
16 Dhjetor 2025, 11:00
SPANJE - Klubi saudit Al-Hilal, i cili vazhdon zgjerimin e tij me burimet kolosale të Arabisë Saudite, thuhet se i ka ofruar 350 milionë euro&n...