4 Mars 2026, 22:22
Nga DOSJA

TIRANE - E mërkura e 4 marsit solli përfundimin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke sjellë emocione, surpriza dhe drama të plota deri në minutën e fundit. Katër skuadrat gjysmëfinaliste tani janë: Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City.
Surpriza e ditës: Elbasani eliminon Partizanin
Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga "Arena e Demave", ku Elbasani realizoi një përmbysje të pabesueshme ndaj Partizanit. Të kuqtë kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë, por sot humbën me rezultatin 1-2.
Lajthia shënoi dy herë për Elbasanin, ndërsa Contreras ngushtoi shifrat te Partizani. Teksa 90 minutat nuk mjaftuan, ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku në minutën e 119-të Ze Gomes realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar Elbasanit kualifikimin historik.
Vllaznia kalon pa emocion
Shkodranët ishin ekipi i parë që siguruan vendin në gjysmëfinale, duke fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Bylisit me rezultatin 2-1. Balaj shënoi të parin në minutën e 34-t, barazoi menjëherë Olavio për mysafirët, ndërkohë Pusi rivendosi avantazhin e Vllazniës në minutën e 44-t.
Bylis, i reduktuar me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Abeduros në minutën e 63-të, nuk arriti të gjente golin e barazimit. Duke pasur parasysh edhe fitoren 1-0 në ndeshjen e parë, kualifikimi i Vllazniës ishte i pakontestuar.
Dinamo City “deklason” sërish Tiranën
Dinamo City rikonfirmoi epërsinë ndaj kundërshtarit të tyre të madh, duke triumfuar sërish 2-0 ndaj Tiranës, njëlloj si në ndeshjen e parë. Blutë shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës dhe kualifikohen bindshëm.
Me këtë humbje, Tirana humbet edhe mundësinë e fundit për të marrë pjesë në kompeticionet europiane nëpërmjet Kupës.
Egnatia shkon me avantazhin e ndeshjes së parë
Rrogozhinasit barazuan sot 0-0 me Teutën, por fitorja 2-1 e arritur në ndeshjen e parë i siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale.
Shorti hidhet më 10 mars
Tani vëmendja kthehet te shorti i gjysmëfinaleve, i cili do të hidhet të martën, më 10 mars. Katër emrat që hyjnë në urnat e shortit janë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City.
Çiftet që do të dalin nga ky short do të përcaktojnë gjysmëfinalet e edicionit 2025-2026, ku fituesi i trofeut fiton të drejtën e pjesëmarrjes në kualifikueset e Ligës së Konferencës UEFA.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Mars 2026, 19:27
ELBASANI - Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit t&eum...
Sport
4 Mars 2026, 19:22
SHKODER - Vllaznia është skuadra e parë që siguron gjysmëfinalet e Kupës së shqipërisë pasi kanëeliminuar skua...
Sport
4 Mars 2026, 18:00
SPANJE - Klopp u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/24 pas gati një dekade në krye të klubit nga Anfield, përpara se ...
Sport
4 Mars 2026, 17:30
ANGLI - Superylli nigerian ishte një nga protagonistët e dy afateve të fundit të transferimeve verore. Në vitin 2024, ai zhvilloi bis...
Sport
4 Mars 2026, 17:00
ANGLI - “Djajtë e Kuq” po përjetojnë një rigjallërim të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit t&e...
Sport
4 Mars 2026, 16:30
MAQEDONI - Në një intervistë për Sport1.mk, futbollisti i kombëtares maqedonase, Stefan Ashkovski tregon se për tre ditë me...
Sport
4 Mars 2026, 16:00
MEKSIKE - Biletat për ndeshjet eliminatore në Meksikë, të cilat do të përcaktojnë dy nga vendet e fundit në Kupën...
Sport
4 Mars 2026, 15:30
ANGLI - Pep Guardiola ka hedhur poshtë mendimet se Arsenali nuk do të ishte kampion i Premier League për shkak të var&...
Sport
4 Mars 2026, 15:00
ANGLI - Man.United u ngjit në vendin e tretë me fitoren 2-1 të së dielës ndaj Crystal Palace, një fitore e gjashtë n&e...
Sport
4 Mars 2026, 14:30
Trajneri pervers Petr Vlachovsky
ÇEKI - Sindikata e lojtarëve të Çekisë ka bërë thirrje për një përj...