5 Mars 2024, 21:37
Nga DOSJA
TIRANE - Në “Arenën e Demave” ndodhi ajo që pak kush mund ta besonte. Kukësi bën mrekullinë, fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, me Hasaj dhe Tafas që ishin protagonistët absolutë, të ndeshjes që u vendos nga penalltitë. Verilindorët e Devollit fituan 5-3.
90 minutat nuk mjaftuan, kjo pasi Kukësi fitoi minimalisht 0-1, ashtu si Partizani që kishte fituar sfidën e parë në Kukës, po me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Taipit.
Në Tiranë, pjesa e parë nisi shumë mirë për verilindorët, me Kukësin që diktoi ritmin, ndërsa u shpërblye në minutën e 22-të, falë super-golit spektakolar të Hasajt.
Goli ndryshoi humorin e Partizanit, që provoi të reagonte, me Taipin (32’) dhe Carën (34’) që kërkuan golin e barazimit, por pa sukses dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat krijuan rastet e tyre, ndërsa në minutën e 69-të Mba i shkoi pranë golit, por nuk ia doli të kalonte pengesën e fundit, portierin Tafas.
Dy minuta më pas, Taipi ishte pranë golit, por ishi i kësaj sfide nuk gjeti koordinatat e duhura të portës së verilindorëve, me topin që preku edhe traversën.
Me kalimin e minutave Kukësi mendoj vetëm për mbrojtjen, teksa pavarësisht volumit, Partizani vuajti mungesën e saktësisë përpara portës dhe ndeshja shkoi në shtesë.
Në minutën e 93-të Tafas bëri heroin për Kukësin, ndërsa të besuarit e Orges Shehit vizituan rregullisht portën e Tafas edhe në minutat pasuese.
Gjithsesi, në fund asgjë nuk ndryshoi dhe koha shtesë nuk solli asnjë ndryshim në rezultat, teksa gjithçka u vendos pas serive të penalltive, ku Kukësi fitoi 3-5.
Tafas ishte heroi për Kukësin, me portierin që ndaloi Atanaskoskin, i cili ishte i vetmi që gaboi, e më pas portieri mori guximin për të shënuar nga pika e bardhë.
Për kryeqytetasit shënuan Mikulic, Cara dhe Murataj, ndërsa Zogos, Tafas, Lleshi, Mingo dhe Salami u treguan të gjithë të saktë, duke çuar Kukësin në gjysmëfinale, në një sezon shumë të vështirë në kampionat.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Mars 2024, 19:13
ARABI SAUDITE - Në garën e vitit të kaluar në Arabinë Saudite, Fernando Alonso kishte kaluar vijën e finishit i treti....
Sport
5 Mars 2024, 18:54
GJERMANI - Në intervistën e tij për “Gazzetta dello Sport”, drejtuesi i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinze Rummenigge, foli edhe p...
Sport
5 Mars 2024, 18:50
SPANJE - “Nuk ka kurrë paqe mendore në një ndeshje ku luhet shumë. Ne duhet të ndjekim ëndrrën për të vazhdua...
Sport
5 Mars 2024, 18:46
TIRANE - Një katërshe arbitrash shqiptarë në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të mesjavës n&eum...
Sport
5 Mars 2024, 18:42
ITALI - Kur e shikon në lëvizje ngjason si një gol i Lautaros: zhvendosje dhe goditje fatale. Është momenti i Asllanit. Goli i parë...
Sport
5 Mars 2024, 18:30
RROGOZHINE - Egnatia siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa mundi dhe në ndeshjen e dyt&...
Sport
5 Mars 2024, 14:00
ITALI - Tekniku 40-vjeçar arriti të rivitalizojë skuadrën, pasi arriti 6 fitore në 7 ndeshje të Seria A dhe u kualifikua n&eum...
Sport
5 Mars 2024, 13:30
FRANCE - PSG ka gjasa të marrë 150.000.000 euro nga transferimi i Kylian Mbappe. Megjithatë, Real Madridi do të paguajë asnj&eu...
Sport
5 Mars 2024, 13:00
ANGLI - Sir Jim Ratcliffe, i cili bleu 25% të aksioneve të Manchester United, por edhe "çelësat" e klubit, ka vendosur një syn...
Sport
5 Mars 2024, 12:30
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo i ka dhuruar të dashurës së tij një orë me vlerë 92 mijë euro.
Georgina Rodr&...