11 Gusht 2023, 09:30
Nga DOSJA
GJERMANI - Asnjëherë si gjatë këtij sesioni në merkato, situata e portierit te Bayern Munich nuk ka ndikuar nga afër te skuadrat italiane.
Së pari, negociatat e gjata që sollën Yann Sommer në Inter dhe tani, pikërisht për shkak të transferimit te ‘zikaltrit’ e portierit zviceran që u angazhua dhjetorin e kaluar për të mbyllur vrimën e lënë nga Manuel Neuer, bavarezët kërkojnë numrin një të besueshëm dhe sipas “Bild” ata i kanë vënë syrin Mike Maignan.
Në fakt, Neuer ende nuk e ka rikuperuar aksidentin që pati teksa bënte ski në dhjetor dhe nuk është aspak afër rikthimit (po flasim për vitin 2024), ndaj për momentin i vetmi portier në dispozicion është Sven Ulreich, 35 vjeç dhe vetëm 9 ndeshje në dy sezonet e fundit.
Është e qartë se Bayern ka nevojë për një portier që mund të zërë vendin e Neuerit, ndoshta jo vetëm për momentin por edhe në të ardhmen, dhe sipas asaj që raporton “Sport Bild”, francezi i Milanit aktualisht është në mesin e dy kandidatëve kryesorë për portën e klubi gjerman në shoqërinë e Diogo Costa, 23 vjeç në pronësi të Portos.
“Sport1” në vend të kësaj shton edhe emrin e Kepa Arrizabalaga, i cili përfundoi jashtë planeve të Chelseat pas ardhjes së Robert Sanchez nga Brighton.
Për momentin, nuk ka asnjë ofertë për Milanin dhe asgjë konkrete, por lajmi alarmon tifozët kuqezi, të cilët sigurisht nuk duan ta shohin largimin e Maignan.
E njëjta ide e klubit, i cili e konsideron francezin të patransferueshëm dhe që disa javë më parë kishte refuzuar një ofertë 60-milionshe nga Chelsea, por nëse gjermanët do të bënin një ofertë të domosdoshme, siç e përsërisin gjithmonë të gjithë, do të ishte vështirë të rezistosh..
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Gusht 2023, 09:00
ARABIA SAUDITE - Ai shënoi dhe bëri një gjest të ndaluar pas golit. Në Arabinë Saudite, shprehja publike e besimit të krish...
Sport
11 Gusht 2023, 08:27
GREQI - Aris shënoi me penallti ndaj Dynamo Kyiv në ndeshjen e zhvilluar në “Cleanthis Vikelidis”. Luis Palma ishte ekzekutuesi ...
Sport
11 Gusht 2023, 08:02
GREQI - Mediat vendase zbuluan sot informacione të reja nga hetimi. Fillimisht u dyshuan disa tifozë të Dinamos dhe më pas disa po...
Sport
11 Gusht 2023, 07:25
LETONI - Partizani ka përmbysur me rezultatin 1-2 Valmierën në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligë...
Sport
11 Gusht 2023, 07:04
KOSOVE - Ballkani është pranë përsëritjes së historisë. Klubi nga Suhareka ka mposhtur Linkoln Red Impsin me rezultatin 2-0, ...
Sport
10 Gusht 2023, 21:19
LETONI - Partizani arrin të përmbys rezultatin e pjesës së parë në Letoni përballë Valmieras në 1-2 duke u larguar ...
Sport
10 Gusht 2023, 20:05
TIRANE - Aventura e Vllaznisë në Europë nuk zgjati shumë pasi u eleminua nga skuadra e Irlandës së Veriut, Linfield që në...
Sport
10 Gusht 2023, 19:56
LETONI – Partizani po luan ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Conference League, përballë kampionë...
Sport
10 Gusht 2023, 19:52
ANGLI - Ish-mesfushori i Sunderland, Lorik Cana, ka zbuluar bisedimet me pronarin e Black Cats (Sunderland), Kyril Louis-Dreyfus. Ish-heroi ndërkombët...
Sport
10 Gusht 2023, 19:26
MAQEDONI E VERIUT - Struga vazhdon ëndrrën e saj europiane dhe këtë herë i afrohen kualifikimit që në ndeshjen e parë, t...