10 Nëntor 2022, 11:28
Nga DOSJA

EKUADOR - Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso njoftoi të mërkurën se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës në Katar, ku Ekuadori do të përballet me ekipin e Katarit, për shkak të valës së dhunës që ka goditur vendin e tij. “E falënderova Emirin e Katarit për ftesën e tij, për të marrë pjesë në ndeshjen inauguruese mes dy skuadrave tona, por vendosa të mos marr pjesë. Kujdesi për sigurinë e vendit është prioriteti im”,- ka shkruar Guillermo Lasso në Twitter.
Ndeshja hapëse mes Ekuadorit dhe Katarit do të luhet më 20 nëntor. Zv.presidenti ekuadorian Alfredo Borrero do të përfaqësojë vendin e tij atje, tha një burim zyrtar. Ekuadori po kalon një krizë serioze sigurie të lidhur me trafikantët e drogës, madje javën e kaluar ka patur edhe konfrontime me armë dhe sulme me makina bombë kundër pikave të karburantit dhe stacioneve të policisë.
Këto grupe kriminale po veprojnë si hakmarrje për transferimin e 2400 të paraburgosurve, ndërkohë që sistemi i burgjeve është në prag të shpërthimit për shkak të dhunës mes karteleve brenda vetë burgjeve. Këto sulme kundër forcave të sigurisë, të cilat lanë tetë të vdekur, detyruan ekzekutivin të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në tre nga provincat më të goditura të vendit.

Megjithatë, presidenti Lasso nuk e ka harruar plotësisht futbollin. Më 31 tetor ai priti në selinë e qeverisë trajnerin dhe disa lojtarë të kombëtares, të cilëve u uroi “shumë suksese.”
Kombëtarja e Ekuadorit, e mbiquajtur “Tringjyrësh”, po përgatitet për pjesëmarrjen e katërt në historinë e saj në Botëror. Duke vënë baste për një ekip lojtarësh të rinj që arritën të kualifikoheshin në eventin planetar duke u renditur i katërti në fazën e eliminimit të Amerikës së Jugut. “Trengjyrëshi” do të përballet me Irakun të shtunën e ardhshme për ndeshjen e fundit përgatitore para kompeticionit.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Nëntor 2022, 11:14
SPANJE - Fatkeqësisht për Gio Lo Celso, ajo që ishte pak më shumë se një secret, u konfirmua. Analizat përf...
Sport
10 Nëntor 2022, 11:05
SPANJE - Po. Ai përsëri. Vedat Muriqi vazhdon të jetë feneri, ku RCD Mallorca qëndron për të ...
Sport
10 Nëntor 2022, 11:01
MAQEDONI - Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në një seancë të jashtëzakonshme, ...
Sport
9 Nëntor 2022, 23:12
ANGLI- Raundi i 1/16 i EFL Cup prodhoi rezultate surprizë. Shumë skuadra të mëdha i thojnë lamtumirë aventurës në k&eu...
Sport
9 Nëntor 2022, 22:57
k.m.
Edi Reja
TIRANË- Një incidet i ndodhi trajnerit të Kombëtares Edi Reja, i cili u bllokua për disa minuta nga policia e kufirit, s...
Sport
9 Nëntor 2022, 22:57
ITALI- Inter shkatërron Bolognën 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A dhe ngjitet përkohësisht...
Sport
9 Nëntor 2022, 21:43
FRANCË- Pak surpriza në mesin e 26 lojtarëve të Francës për Botërorin 2022. Të gjithë emrat e mëdhenj të...
Sport
9 Nëntor 2022, 20:59
SPANJË- Është luajtur sot në Marbella të Spanjës miqësorja Katar-Shqipëri, që përfundoi me fitoren minimale ...
Sport
9 Nëntor 2022, 19:30
SPANJË- Shqipëria po luan ndeshjen miqësore me Katarin në Marbella të Spanjës. Duke qenë se është një dat&eu...
Sport
9 Nëntor 2022, 19:00
KATAR- Organizatorët e Kupës së Botës në Katar thanë se ka ende mijëra dhoma në dispozicion për turneun, pavar&eu...