21 Mars 2025, 17:07
Nga DOSJA
MEKSIKE - Komiteti i Apelit i FIFA-s e ka marrë këtë vendim, pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura ndaj CF Pachuca dhe Club León. Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s vendosi t'ia referojë çështjen drejtpërdrejt Komitetit të Apelimit të FIFA-s.
Pas vlerësimit të të gjitha provave në dosjen e çështjes, kryetari i Komitetit të Apelimit të FIFA-s ka vendosur që të dy skuadrat, CF Pachuca dhe Club León, nuk i përmbushin kriteret në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në Kupës së Botës për Klube FIFA 2025.
Për këtë arsye, FIFA ka vendosur të mos e pranojë Club León në kompeticion dhe ka njoftuar se do ta zëvendësojë atë në kohën e duhur.
Deklaratë nga klubi León…
‘Club León shpreh pakënaqësinë e tij për vendimin e FIFA-s, i cili mund të na përjashtojë nga Botërori i ardhshëm i Klubeve. Vendimi se cila skuadër nuk do të marrë pjesë në turne është përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, i cili do ta njoftojë organizatën në ditët në vijim.
Në muajt e fundit, ne kemi paraqitur secilën nga provat dhe dokumentet që konfirmojnë se Club León funksionon në mënyrë të pavarur në të gjitha aspektet financiare, administrative dhe sportive.
Nëse Club León pengohet të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025 me të njëjtat të drejta që fitoi një vend në fushë, ne do ta ndjekim çështjen në masën maksimale të mundshme në gjykatat më të larta sportive,” përfundon deklarata e klubit meksikan.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Mars 2025, 16:49
ITALI - Lajmi i dytë i keq për Luciano Spallettin pas humbjes së skuadrës së tij (1-2) në ndeshjen e parë &cce...
Sport
21 Mars 2025, 16:39
OQEANI - Të dy e ëndërruan dhe së fundi, ishte Kaledonia e Re ajo që siguroi një vend në finalen e kualifikueseve t...
Sport
21 Mars 2025, 15:41
ITALI - Përditësimet po vijnë për gjendjen shëndetësore të mesfushorit Edoardo Bove...
“ACF Fiorentina informon se dje...
Sport
21 Mars 2025, 15:23
KOSOVE - Pas fitores së çmuar ndaj Islandës, për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, Amir Rrahmani&nb...
Sport
21 Mars 2025, 15:05
ANGLI - Debutimi i Etnik Brrutit me Shqipërinë është shtyrë të paktën për ndeshjen e radhës. Kjo pasi trajneri Sylv...
Sport
21 Mars 2025, 14:48
KOSOVE - Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se dy lojtarë nga përfaqësuesja e Kosovës kanë pësuar dëmtime ...
Sport
21 Mars 2025, 14:35
BELGJIKE - Një disfatë e keqe e Belgjikës e pësuar nga Ukraina në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës s...
Sport
21 Mars 2025, 13:30
BELGJIKE - “Djajtë e Kuq” të Belgjikës u mashtrua nga goli i Romelu Lukakut, që më pas u përmbys nga nj&eu...
Sport
21 Mars 2025, 13:00
PORTUGALI - Kampioni i Benficas, Angel Di Maria, mbajti një qëndrim të ashpër ndaj një gazete meksikane dhe mohoi kategorikisht nj...
Sport
21 Mars 2025, 12:30
TURQI - Turqia mundi 3-1 Hungarinë e italianit Marco Rossi në Rams Park, mbrëmë në ndeshjen e parë të play-off-it të Lig...