Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Antonio Asso, futbollisti ganez Raphael Dwamena, vendosi ta hiqte defibrilatorin dy vjet më parë
SPANJE - Lajmi gjatë fundjavës, për vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, 28-vjeç, gjatë ndeshjes së Egnatia ndaj Partizanit në Rrogozhinë të Shqipërisë, tronditi botën dhe tashmë dihen fakte edhe më befasuese për vdekjen tragjike të ndërkombëtarit ganez.
Më konkretisht, për shkak të vendimit të pasuksesshëm të lojtarit, i cili pavarësisht se kishte probleme të rregullta me zemrën (tashmë ishte rrëzuar në fushë disa herë në të kaluarën), së fundmi vendosi të hiqte defibrilatorin që kishte vendosur dhe që e mbante të sigurt nga problemet e zemrës që ai vunate.
Zbulimi është bërë nga Antonio Asso, kardiologu që e shoqëroi dhe që ishte përgjegjës për vendosjen e pajisjes së defibrilatorit në vitin 2019, në një letër të hapur drejtuar gazetës ‘El Heraldo’. Në të, mjeku specialist tregon se si është takuar me lojtarin, i cili në atë kohë luante për Saragoza dhe detajon se si e ka marrë vesh vendimin për heqjen e pajisjes, pavarësisht rrezikut që merrte.
"Raphaeli ishte një djalë i mrekullueshëm, fisnik dhe i pastër, pa pamjen e një ylli. Ai e vendosi gjithë besimin tek ne. Pas vendosjes së defibrilatorit, ai u largua nga Spanja. Ndonjëherë më kërkonte këshilla specifike, të cilave i përgjigjesha me dëshirë, edhe sikur të kisha idenë se ai nuk po i kushtonte vëmendje. Ai ishte i përkushtuar të ndiqte karrierën e tij profesionale mbi gjithçka tjetër dhe unë përfundova duke humbur shpresën për të pasur ndonjë ndikim në vendimet e tij.
Dy vjet më parë më thanë se defibrilatori i kishte shpëtuar jetën pas një aritmie malinje që u trajtua në mënyrë korrekte automatikisht nga aparati. Më vonë humbëm kontaktin. Para nje viti nëpërmjet shtypit mora vesh që ai kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit që kishim vendosur dhe s e kishte hequr besoj ne Zvicër.
Vendimi i tij ishte i parevokueshëm dhe të gjithë përgjegjësinë e vendosi mbi vete dhe vullnetin e tij mbi Zotin që besonte. Që nga ai moment kuptova se do të ndodhte një tragjedi, e cila të shtunën përfundoi duke u konsumuar në një fushë në Shqipëri. Vdiq si pasojë e një vendimi personal të respektueshëm, por do të ishte ende gjallë nëse nuk do të hiqte defibrilatorin”,- shkruan kardiologu, i cili e përfundon letrën e tij me një mesazh të qartë.
“Ndonjëherë lajmet janë konfuze dhe ia vlen për të sqaruar situatën për mijëra pacientë që përdorin një defibrilator dhe besojnë në sigurinë që ai u jep. Një person nuk vdiq me një defibrilator, por dikush që nuk kishte një të tillë. U prefsh në paqe Raphael Dwamena."
View this post on Instagram
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - Riyad Mahrez ka komentuar këtë të hënë për transferimin e tij nga Manchester City te Al Ahli. Në nj&eum...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten e 17 nëntorit ‘finalen’ e parë të këtij muaji ndaj Mold...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten e 17 nëntorit ‘finalen’ e parë të këtij muaji ndaj Mold...
BRAZIL - Këtë të martë, Brazili ka arritur një rekord historik në Kupën e Botës U-17, me fitoren 9-0 ndaj Kaledonisë...
SPANJE - Këtë të martë, gazeta "Marca" vë në dukje se menaxheri Luís Campos është një nga fajtorët krye...
PERU - Ish-futbollisti Henry Colán, 41 vjeç, vdiq pas një të shtëna me armë brenda një restoranti në Barrios Altos...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore paraditen e kësaj të marte në “Shtëpinë e ...
SPANJE - Kombëtarja e Spanjës e ka pritur krahëhapur Lamine Yamal, i munguar për shkak dëmtimi në ndeshjet e tetorit kundër S...
Imazhi i Leo Messit me tetë unazat, në Av.Diagonal në Barcelonë SPANJE - Pavarësisht largimit nga FC Barcelona në v...
SHBA - Antonela Roccuzzo ka më shumë se 38 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram. Argjentinasja, bashkës...