LIVE UPDATES
Sport

Berisha i kujdesshëm: “Ka entuziazëm për Moldavinë, por me të gjithë respektin për ta, ne duhet të bëjmë lojën tonë”...

“Çdo ekip që është përballur me ne, e kemi vendosur në vështirësi dhe do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë. Për ne në letër, mund të jetë diçka më e lehtë, por ata nuk kanë asgjë për të humbur”.

14 Nëntor 2023, 15:36 Nga DOSJA
Berisha i kujdesshëm: “Ka entuziazëm për Moldavinë,

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten e 17 nëntorit ‘finalen’ e parë të këtij muaji ndaj Moldavisë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Në konferencën e sotme për shtyp, portieri Etrit Berisha deklaroi se skuadra duhet të jetë e fokusuar maksimalisht në ndeshjen me Moldavinë, ndërsa u shpreh se brenda grupit të kuqezinjve ka entuziazëm, por jo eufori. Moldavia është një kundërshtar me shumë kualitet dhe do të luajë fort, tha ndër të tjera gardiani kuqezi, por nga ana tjetër, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe kuqezinjtë në fushën e lojës.

Zgjedhje e parë për trajnerin? “Jemi në një moment shumë delikat. Jemi shumë të fokusuar për këtë ndeshje. Një nga arsyet se pse kam zgjedhur që të shkoj tek Empoli ka qenë se dua të jem i gatshëm dhe në një formë shumë të mirë. Kjo po ndodh fatmirësisht. Për gjëra të tjera, duhet t’ia lëmë trajnerit”.

A ju bën përshtypje Moldavia pas pritjeve që bëtë në ndeshjen ndaj Napolit? “Sigurisht që po. Ndeshjen me Napolin e kam harruar dhe jam i fokusuar te kjo ndeshje me Moldavinë. E kemi entuziazmin dhe s’duhet ta humbasim, sepse është e vështirë për t’u krijuar. Duhet të shkojmë në Moldavi, me të gjithë respektin që kemi për ta. Por ne do të bëjmë lojën tone”.

Moldavia është mposhtur vetëm nga ne. Sa ndryshon kjo sfidë nga ajo e Tiranës? “Është një sfidë e re. Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj. Ne i dimë kualitetet e tyre dhe kualitetet tona. Duhet të hyjmë sa më shumë të motivuar, që të kryejmë punë sa më parë të jetë e mundur”.

A ka eufori në skuadër? “Nuk mund të them që ka eufori, por ka entuziazëm. Këtë duhet ta mbajmë dhe më tutje. Kemi qenë në vështirësi më herët, kemi derdhur djersë e mund për të arritur deri këtu. Jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe pas kësaj ndeshje duhet ta menaxhojmë situatën sa më mirë dhe t’i bëjmë gjërat si duhet. Nëse kemi mundësi që të kualifikohemi në Europian, duhet të shkojmë dhe t’i bëjmë gjërat dhe më mirë se ç’i kemi bërë më herët”.

Presion te ju, apo te Moldavia? “Nuk jemi në pozitën e Moldavisë, por mundohem që ta kuptoj situatën e tyre. Çdo ekip që është përballur me ne, e kemi vendosur në vështirësi dhe do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë. Për ne në letër, mund të jetë diçka më e lehtë, por ata nuk kanë asgjë për të humbur. Do futen në fushë për fitore dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne. Nuk duhet të bëjmë shumë kalkulime. Në ndeshjen tjetër, duhet të shkojmë gjithashtu për fitore”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet