Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Mendoj se është një ekip shumë i mirë. Unë do t’i renditja Shqipërinë dhe Poloninë në pozicione të ngjashme. Ata kanë shumë individualitete. Si në sulm ashtu edhe mbrojtje ndihet soliditeti si ekip. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe një kundërshtar sfidues.”
PRAGE - Kombëtarja e Çekisë do të zhvillojë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Evropian dhe kundërshtare do të ketë Shqipërinë.
Në ndeshjen kundër kuqezinjve (20:45, në “Fortuna Arena”, në Pragë) nuk do të mungojë kapiteni Tomáš Souček, i cili ia doli të riaftësohej nga një dëmtim që pësoi në kokë në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Premier League.
Tomáš, në çfarë forme keni ardhur nga Anglia? Si ndiheni pas dëmtimi të fundit?
Më duhet të them se lëndimi ishte i pakëndshëm, ishte një goditje e fortë. Kam përjetuar mjaft dëmtime, por ky ishte i pakëndshëm. Por rikuperimi shkoi mirë, ndihem në formë dhe mezi po e pres ndeshjen me Shqipërinë. Është e rëndësishme për ne dhe besoj se mund ta përballojmë.
Që kur i jeni rikthyer stërvitjes në kapacitet të plotë?
FA angleze ka rregulla. Kisha disa ditë pushim. Më pas u përgatita fillimisht pa kontakt me futbollistët e tjerë. Dy ditë isha me familjen, ditën e tretë dhe të katërt munda të bëja një xhiro me biçikletë, të ushtrohesha pak. Në ditën e pestë, të gjashtë dhe të shtatë, nisa të vrapoja. Ka shkuar mirë gjithçka.
Si e shihni kundërshtarin tuaj?
Mendoj se është një ekip shumë i mirë. Unë do t’i renditja Shqipërinë dhe Poloninë në pozicione të ngjashme. Ata kanë shumë individualitete. Si në sulm ashtu edhe mbrojtje ndihet soliditeti si ekip. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe një kundërshtar sfidues.
A mund të konsiderohet ndeshje kyçe për kualifikimin?
Nëse e krahasoj sërish me Poloninë, është një ndeshje mjaft e rëndësishme. Sigurisht që është një nga ndeshjet kyçe për ne. Kemi shtatë pikë, jemi në një pozicion të mirë, por duam të fitojmë që të ndihemi edhe më komodë. Të gjithë duam t’ia dalim.
Ndeshja e fundit që keni luajtur kundër Shqipërisë ka qenë dy vite më parë, kur skuadra çeke fitoi 3-1 në një ndeshje përgatitore para Europianit. A e bazuat përgatitjen tuaj edhe duke iu referuar kësaj ndeshjeje?
Më kujtohet ky takim, por nuk e di sa lojtarë nga tanët dhe të tyre janë ende, shumëçka ka ndryshuar. Ne me siguri do të donim të njëjtin rezultat përfundimtar.
B.T (Dosja.al)
PRAGE - Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në ndeshjen e parë të shtatorit, e vlefshme për fazën kualifikuese t&eu...
GJERMANI - Imazhet nuk janë të tanishme, por publikimi i tyre këtë javë po bën shumë përfolje. Joshua Kimmich dhe A...
ANGLI - Manchester United lëshoi një deklaratë të mërkurën, pasi Antony u akuzua për dhunë në familje nga ish e d...
ANGLI - Pas ndërprerjes së kontratës me Real Madridin në qershor, Eden Hazard është ende pa klub. Gjatë merkatos së...
ÇEKI - Skuadra është nisur paraditen e sotme nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në kryeqyte...
ITALI - Tashmë e rregullt në Festivalin e Filmit në Venecia, Georgina Rodríguez u rikthye këtë javë në tapetin e kuq...
BRAZIL - Neymar është tashmë në Belem si pjesë e delegacionit brazilian, i cili do të përballet me Bolivinë të shtu...
FRANCE - Kombëtarja franceze kryeson Grupin ‘B’ vetëm me fitore dhe nesër do të përpiqet të ruajë rekordin 100% t...
PRAGE - Shqipëria do të zhvillojë mbërmjen e nesërme në Pragë ndeshjen aq të rëndësishme përballë ...
SPANJE - Federata Spanjole e Futbollit njoftoi këtë të martë se Montse Tomé është trajnerja e re e kombëtares së ...