"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Trajneri i “Reds” e bëri të qartë se pranon të plotësojë dëshirën e Sven-Goran Eriksson…
ANGLI - Trajneri Jurgen Klopp tha se u emocionua kur dëgjoi për dashurinë e Sven-Goran Eriksson-it për të drejtuar Liverpool-in dhe se suedezi është i mirëpritur të vizitojë klubin nga “Anfield”, raporton BBC.
Ish-trajneri i Anglisë tha se i ka mbetur "më së shumti një vit" për të jetuar, pasi u diagnostikua me kancer terminal. Eriksson deklaroi për BBC-së se ai është një tifoz i Liverpool-it.
Çfarë tha Jurgen Klopp? “Natyrisht, ishte shumë emocionuese kur dëgjova për të”,- tha Klopp, trajneri i Liverpool-it. “Ishte hera e parë që dëgjova për admirimin apo dashurinë e tij për Liverpool-in dhe se ai ka qenë një tifoz gjithë jetën e tij.
Kam dëgjuar për [ndeshjen] Legends tani dhe gjëra të tilla. Unë nuk jam përgjegjës për këtë. E vetmja gjë që mund të them është se ai është absolutisht i mirëpritur këtu dhe mund të ulet në vendin tim në zyrën time dhe të bëjë punën time për një ditë, nëse dëshiron. Nuk ka asnje problem.
Të jetë në stolin teknik për ndeshjen mund të jetë pak më e vështirë. Të kemi atë këtu dhe t'i tregojmë gjithçka dhe sesi është zhvilluar ky klub i mrekullueshëm ndër vite, mendoj se është padyshim diçka që do të mund ta bëjmë. Ai mund të vijë dhe të kalojë disa orë të mrekullueshme këtu, jam i sigurt”,- tha Klopp.
Eriksson dha dorëheqjen vitin e kaluar nga pozicioni i drejtorit sportiv të grupit Karistad Football. Ai ishte në krye të kombëtares së futbollit të Anglisë nga viti 2001 deri në 2006, duke trajnuar lojtarë si David Beckham, Steven Gerrard dhe Frank Lampard. Eriksson udhëhoqi ekipin në Euro 2004 dhe dy edicione të Kupës së Botës.
Një vit pasi u largua si trajner i Anglisë, Eriksson u emërua trajner i Manchester Cityt dhe menaxhoi 45 ndeshje përpara se të ndahej me ta në qershor 2008. Pas largimit nga Manchester City, Eriksson kaloi te Leicester City, por edhe te kombëtaret e Meksikës, Bregut të Fildishtë dhe Filipineve.
Ai gjithashtu pati një periudhë të shkurtër si drejtor futbolli në skuadrën e Ligës së Dytë, Notts County në 2009-10. Klubet e tij të fundit ishin Guangzhou R&F, Shanghai SIPG dhe Shenzhen në Superligën Kineze midis 2013 dhe 2017.
Sven-Goran Eriksson tani është 75 vjeç.
B.T (Dosja.al)
EMIRATET E BASHKUARA - Manchester City vazhdon grumbullimin e trofeve dhe çmimeve, pasi dje fitoi edhe titullin e ekipit më të mir&...
SHBA - Lajmi për ndarjen nga jeta të Sean Barber po shkakton trishtim në sportin e atletikës. Atleti kanadez i kërcimit me shko...
ANGLI - Me vetëm gjashtë gola në 28 ndeshje këtë sezon, Bruno Fernandes e ka pasur të vështirë të shënoj&eum...
ARABIA SAUDITE - Nuk ka më asnjë dyshim se Cristianinho ka trashëguar shumë nga talenti futbollistik i babait të tij, Cristiano Ronal...
EMIRATET ARABE - Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm këtë të premte në galën e Globe Soccer Awards, në Dubai, ku theksoi se...
SPANJE - Gazeta spanjolle 'Marca' raporton për interesimin e Barcelonës për José Melro, një sulmues i ri 19-vjeçar, i cili p&e...
TANZANI - Situatë surreale në mes të Kupës së Afrikës. Trajneri me origjinë algjeriane, Adel Amrouche, është...
BREGU I FILDISHTE - Kombëtarja e Senegalit e filloi ndeshjen duke kërcënuar vazhdimisht në fushën mysafire. Lojtarët e Alli...
EL SALVADOR - Inter Miami nisi turin e miqësoreve të saj në prag të fillimit të kampionatit të MLS-së. Skuadra e Gerardo Ma...
GJERMANI - Drejt një rikthimi të Harry Kane në stadiumin e Tottenham Hotspur? Si pjesë e transferimit të tij te Bayern Munich...